Anti-Armenia, Lila premton fitore
Naser Aliji: Krenar që jam kuqezi

Anti-Armenia, Lila premton fitore<br />Naser Aliji: Krenar që jam kuqezi
Ekipi kombëtar i futbollit vazhdon grumbullimin në Durrës për ndeshjen eliminatore të kampionatit Europian “Francë 2016” për ndeshjen e radhës përballë Armenisë më 29 Mars. Gianni de Biasi ka të gjithë grupin në dispozicion për ndeshjen më të rëndësishme të grupit, pasi në rast fitorje do ta katapultonte drejt vendeve të para duke rritur shpresën për një vend në “Francë 2016”. Mes të grumbulluarve për herë të parë për këtë ndeshje është edhe shqiptari i vetëm nga Maqedonia, Naser Aliji.

Mbrojtësi është përshkruar me të ardhme të ndritur, jo vetëm nga tekniku kuqezi, por edhe nga opinioni sportiv zviceran që e ka vlerësuar maksimalisht. Përsa i përket përshtypjeve për grumbullimin e parë me ekipin kombëtar të futbollit, Naser Aliji shprehet se “Këtu ndihem si në shtëpinë time, pasi më kanë pritur shumë mirë. Përsa i përket formacionit dhe konkurrencës në pozicionin tim, jam i ndërgjegjshëm që nuk do të jetë e lehtë, pasi të gjithë i njohin aftësitë e Ansi Agollit në krahun e majtë të mbrojtjes, gjithsesi unë do të jap maksimumin. Ndihem shumë krenar që jam pjesë e kombëtares edhe pse përfaqësoj Iliridën” deklaroi mbrojtësi.

Andi Lila
Pas shqiptarit nga Maqedonia, radhën për të dalë në komunikim me mediat e ka pasur Andi Lila. Kavajsi vlerëson kundërshtarin dhe shprehet se nëse do të arrinin që të fitonin në Elbasan cdo gjë do të ishte më e lehtë në vazhdim për arritjen e objektivit që është kualifikimi në Europian. “Armenia u ka hapur punë edhe ekipeve më të mëdha, pavarësisht rezultatit në fund.

Duhet që të kemi kujdes për të shmamgur gabimet me qëllim që të marrim maksimumin në fushë. Nëse do të merrnim pikët e plota vazhdimësia do të ishte shumë e mirë në grup. Në aspektin personal mendoj se fitorja do të ishte dhurata më e bukur për djalin tim”.

Andi Lila po kalon një moment të mirë në kampionatin italian të futbollit, teksa ka shënuar golin e parë me ekipin e Parmës, pavarësisht se ekipi ka falimentuar dhe rënia duket e sigurt në Serie B. Rrugët e Lilës dhe Parmës duket se edicionin tjetër do të ndahen, pasi shqiptari vështirë që do të pranonte të luante në Serie B.


d.balla/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni