Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” fajin për dopingun në peshëngritje e gjen te fakti që Agjencia e Anti – Dopingut është në varësinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Sipas kreut të KOKSH, Bezhani një gjë e tillë duhet që të ndryshojë menjëherë për të shmangur turpin kombëtar që ndodhi me 3 shtangistët që rezultuan me substanca të ndaluara. “Të gjithë drejtuesit kanë faj, turp për shtetin shqiptar.

Nuk është faji i sportistëve, organizimin ta bëjmë sipas rregullave. Anti-dopingu në varësi të ministrisë, nuk kontrolloheshin të gjithë. Ministria s’i kontrollonte të gjithë sportistët, se donin të shkonin në Olimpiadë” deklaroi ai. Kreu i KOKSH gjatë ditë së djeshme i kërkoi publikisht një takim urgjent tre ministrive, Shëndetësisë, Sportit dhe Brendshme për ta futur në Kodin Penal përdorimin e substancave të ndaluara.


d.b/shqiptarja.com