Forca të shumta të anti-kontrabandës dhe doganës kanë organizuar një aksion blic në zonën e Rusit, Shkodër pranë tregtarëve të duhanit ndërsa kanë sekuestruar dhjetra kilogram duhan.
 
Shitësit e duhanit shprehen mjaft të revoltuar pasi ju kanë sekuestruar sasi të mëdha të duhanit i cili është burim jetese për ta.
 
Tregtimi i duhanit ka qenë vazhdimisht një problem pasi nuk ka treg shitje si rezultat i kësaj banorët detyrohen që ta shesin në rrugë.
 
Mengjesin e së Premtes Anti-Kontrabanda ka ushtruar kontrolle në befasi duke bërë sekuestrimin e tyre.
 
Kjo nuk është hera e parë që agjentet e doganave ndalen te tregtarët në Rus duke u sekuestruar duhanin pa asnjë motiv të qartë.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)