Anti-Trump, ​De Niro lëvdon Meryl
Strep:The gjënë e duhur, të duam

Anti-Trump, ​De Niro lëvdon Meryl<br />Strep:The gjënë e duhur, të duam
Meryl Streep mori shumë përgëzime për fjalimin e saj në spektaklin e Golden Awards, por ndoshta askush nuk është ndjerë më krenar për të se sa miku i saj i vjetër Robert De Niro.
 
Aktorja 67-vjeçare kritikoi presidentin e zgjedhur Donald Trump, pa ia thënë asnjëherë emrin, për përqeshjen që i bëri gjatë fushatës një reporteri të paaftë fizikisht.
 
De Niro, 73 vjeç, një kundërshtar mjaft i ashpër i Trumpit gjatë fushatës, iu drejtua me një letër plot ndjenja aktores.
 
“Ajo që the ishte madhështore. Ishte diçka që duhej thënë dhe ti e the shumë bukur”, i shkruan De Niro. “Kam shumë respekt për ty dhe për atë çka bëre, teksa e gjithë bota festonte suksesin tënd. Ndaj të njëjtat ndjenja për maskarenjtë e sherrxhinjtë. Mjaft është mjaft”.

letra de niros
 
De Niro e Streep janë parë për herë të fundit së bashku të premten e shkuar, në mbrëmjen e lamtumirës të Presidentit Barack Obama. /People/
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë