Anticikloni Afrikan, këtë javë ditë të nxehta! Termometri do të shënojë deri në 43 gradë celsius

Anticikloni Afrikan, këtë javë ditë të nxehta! Termometri do të shënojë deri në 43 gradë celsius

Tirana, foto arkiv

Për javën që presim përpara: vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Pritet rritje graduale e temperaturave,  të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike. Temperaturat maksimale do të arrijnë të premten, kur termometri të shënojë deri në 43 gradë celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12m/s./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Dridhet' Atalanta, Berat Gjimshiti bëhet 'sheik'! Miliona euro nga Katari

'Dridhet' Atalanta, Berat Gjimshiti bëhet 'sheik'! Miliona euro nga Katari