Ibrahimaj në Report Tv: Në shtator ndryshojmë ligjin që frenon favoret e gjykatave ndaj bizneseve në shkelje

TIRANË-  Drejtoresha e  Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj  ishte në studion e Report Tv me gazetarin për të folur lidhur me aksionin anti-informalitet. Brahimaj deklaroi se në disa raste gjykata i ka hedhur poshtë gjykimet e autoriteteve duke funksionuar në paligjshmëri. Ajo tha se nga shtatori do të rishikohet ligji i cili do të synojë që gjobat që mbyllin bizneset në shkelje të mos zgjasin 30 ditë por derisa detyrimet të paguhen.

"Secila prej strukturave shtetërore duhet të funksionojë sipas ligjit. Gjykata në disa raste i kanë hedhur poshtë gjykimet tona, në paligjshmëri. Gjykatat duhet të mbështesin planin tonë dhe jo të dalin kundër. Megjithatë ne me qëllim që të mundohemi dhe të mos të lëmë në dorë të gjykatave, në shtator do të rishikojmë ligjin i cili do të synojë që gjobat të mos përshkallëzohen dhe të mos shkojë në bllokim të aktivitetit për 30 ditë por derisa detyrimet të paguhen. Nuk kemi për qëllim të mbyllim bizneset", tha Ibrahimaj 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:47
Anti-informaliteti/ Ibrahimaj në Report Tv: Sistemi i ri i fiskalizimit do të ulë koston e të bërit biznes

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj foli në studion e Report Tv për sistemin e fiskalizimit. Ajo tha se në këtë sistem kontrolli do të jetë shumë më efektiv se ai në terren.

"Të gjithë subjekte nga 1 janari do të operojnë me sistemin e ri. Për ne kontrolli nga zyra do të jetë shumë më efektiv se ai në terren. Kontrolli tatimor do të jetë një strukturë shumë më inteligjente se ai që është sot. Kemi planifikuar një sërë trajnimesh. Diferenca mes dy sistemeve do ta ulë koston e të bërit biznes. Çdo biznes i ri do të ketë kosto më të ulëta. Disa prej kasave të cilat do ta suportojnë sistemin e ri ndërsa disa të tjera do të dalin jashtë sistemit. Është menduar edhe për ato subjekte që nuk do arrijnë të përballojnë blerjen e një softueri të ri. Këto thjesht do të adaptohen", tha Ibrahimaj

Ora 20:18
Ibrahimaj: Tejkaluam planin paraprak! Hidrokarburet patën rritje të ardhurash dhe ulje të deklarimit të TVSH-së

Drejtoresha e  Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj ishte në studion e Report Tv për të folur lidhur me aksionin anti-informalitet. Brahimaj tha se përqendrimi në fushën e hidrokarbureve përgjatë këtij aksioni erdhi pasi ky sektor pavarësisht shtimit të të ardhurave ka sjellë ulje të ndjeshme të deklarimit të tyre.

Ajo tha se plani paraprak i këtij aksioni u tejkalua.

"Ky aksion nisi pasi u evidentuan disa pika të cilat operonin jashtë rregullave. Në regjim manual jo në regjim automatik. Gjithsej janë kryer 703 kontrolle në karburante. Gjatë muajit gusht kemi bërë analiza të thelluara në këtë sektor. Informaliteti është një problem që e ka prekur ekonominë shqiptare prej shumë vitesh. Ne kemi dashur të përqendrohemi në ato subjekte që figurojnë me risk. Ne nuk shkojmë kudo po aty ku ne mendojmë se ka shumë informalitet. Kemi konstatuar 40% të subjekteve me shkelje por kjo nuk do të thotë se ka 40% informalitet.

Gjatë muajit gusht plani ynë u realizua dhe u tejkalua. Rezultati i tatimit mbi vlerën e shtuar ka pasur një rezultat shumë të lartë. Paketa fiskale është bërë 8% duke nxitur deklarimin. Masat tona do të normalizojnë situatën

Kemi bërë një analizë të atyre sektorëve që ngadalësojnë deklarimin e TVSH-së. Sektori i hidrokarbureve ka pasur rritje të eksportit duke sjellë rritje të turizmit. Rënia deklarimit të tyre na ka nxitur të ushtrojmë kontrolle. Plani jonë është ndërlidhur me disa institucione. Kemi bashkëpunuar në mënyrë që aksioni të jepte këto efekte. Sektori i hidrokarbureve na ka rezultuar me rënie të deklarimit të TVSH-së gjë të cilën nuk e justifikojnë të ardhurat e ardhura prej saj", tha Ibrahimaj.

Ora 19:59
Anti-informaliteti/ Ibrahimaj: Çdo inspektor tatimor në sitë! Këtë problematikë do ta bëjmë ZERO

Drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve tha nëpërmjet planit që ka ndërmarrë institucioni që ajo drejton do të kalohen në sitë jo vetëm bizneset por edhe punonjësit. Brahimaj u shpreh se denoncimet për punonjësit kanë ardhur edhe në aplikacionin stop-informalitetit.

"Nëpërmjet këtij plani nxisim subjektet për t'u deklaruar. Ne do kemi një fokus të shtuar drejt këtyre subjekteve duke filluar nga më të mëdhenjtë duke shkuar tek më të vegjlit. Struktura e hetimit tatimor është ristrukturuar. Çdo inspektor dhe çdo punonjës është në sitë dhe ata që do të deklarohen me shkelje dhe abuzim do të largohet nga tatimoret. Këtë problematikë do përpiqemi ta bëjmë zero. Deri tani kanë ardhur shumë denoncime kundër informaliteti që denoncojnë jo vetëm bizneset në shkelje por edhe inspektorët tatimorë", tha Ibrahimaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora

Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora