Anti-informaliteti/ Denaj: Pronarët e biznesve kanë kërcënuar inspektorët, heqin shiritin me dhe pa vendim gjykate, kundër ligjit (VIDEO)

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Delina Ibrahimaj zhvilluan sot një inspektim në kuadër të aksionit anti-informalitet. Gjatë fjalës së saj ministrja Denaj u shpreh se inspektorët tatimorë janë përballur me kërcënime dhe kundërshtim të pronarëve apo administratorëve të subjekteve të kapura me shkelje. Denaj tha se disa prej tyre e heqin vetë shiritin, përdorin terma kërcënues por  në disa raste heqja e shiritit bëhet edhe me vendim gjykate duke dalë kundër ligjit. Ajo u shpreh se këto vendime do duhet të rishikohen .

"Kjo periudhë 2-mujore na ka mësuar se kultura e kërkesës së kuponit nuk është ajo që duhet nga qytetarët. Disa e heqin vetë shiritin, por shkojnë më tej edhe kërcënojnë punonjësit, në klubet e natës por edhe në disa hotele. Heqja e shiritit bëhet edhe me vendin gjykate, i cili del kundër ligjit. Këto vendime do të rishikohen. Ne do vazhdojmë punën edhe ndaj atyre bizneseve i cili vijon punën. Gjithë ky proces na ka mësuar se përtej përpjekjes së daljes së çdo ditë dhe çdo natë.

Jemi shumë afër finalizimit deri në prodhimi e paketës që synon rritjen e masë së dënimit dhe evidentimin e shkeljes pa qenë nevoja për gjimnastika nga gjykatësit. Në qoftë se vendimi i marrë nga inspektorët është konform ligjit, vendimin i tyre do të jetë kundra ligjit. I gjithë ky proces i cili vijon përgjatë këtyre dy muajve është për të rritur ndërgjegjësimin. Masat nuk mendoj se sjellin zgjidhje. Ne do ta çojmë këtë paketë për konsultim publik. Nuk dua të flasim me biznesin me gjobvënie. I them se ne jemi këtu për të komunikuar me ju. Jemi duke punuar në disa grupe paralele. Është duke u monitoruar cilësia e karburantit dhe shërbimi i tij.

Në 31 korrik lançuam ligjin për fiskalizimin. Konsultimi mund të zgjasë rreth 1 vit e gjysmë. Ky është një proces që nuk do ndodhë në një ditë. Konsultimi publik ka nisur. Grupet e interesit janë ftuar. Ftoj të gjithë bizneset që të japin opinionet e tyre që ky ligj të jetë i plotë. Ky proces do të sjellë marrëdhëniet me konsumatorin më afër", deklaroi Denaj.

Ndërsa drejtoresha e Tatimeve deklaroi se plani operacional i cili ka filluar që në datë 4 korrik ka futur në sitë të gjithë vijën bregdetare në vend ku janë konstatuar një sërë shkeljesh.

"Plani operacional ka filluar që në datën 4 korrik. Është inspektuar e gjithë vija bregdetare. Janë konstatuar 1285 shkelje. Për rajone të ndryshme ky inspektim ka gjetur 537 shkelje për mos-regjistrim punonjësish, mungesë licence, mos-lëshim kuponi por edhe raste të përsëritjes së kësaj shkeljeje.

Plani operacional nuk përfshin vetëm vëzhgimin në terren. Ai është i përqendruar në subjektet e hidrokarbureve dhe ndërtimit. Ne do ju bëjmë me dije shkeljet nëpërmjet komunikimeve zyrtare", u shpreh Ibrahimaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 15/08/2019 19:16

    PA U shkarkuar gjyqtaret e saliut ,,,zor se do kete maresi ne kete vend..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë