Lirohen 10500 m2 plazh në Shëngjin e Velipojë! Rama: 2 xhunglat e krijuara nga paaftësia kronike e bashkive të djathta (VD)

Aksioni anti-informalitet është shtrirë në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës ku janë liruar 10500m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme, vihen nën hetim 9 persona mes tyre edhe drejtorë pranë bashkisë së Lezhës. Lidhur me këtë aksion ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili i quan plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës si dy nga xhunglat më të mëdha të krijuara nga rrumpalla e kahershme e dokumenteve të pronësisë dhe paaftësia kronike e bashkive të djathta.

"Plazhet e Shëngjin-Velipojës, janë mbase dy xhunglat më të mëdha, që ka krijuar rrumpalla e kahershme e dokumenteve të pronës dhe paaftësia e zullumhania kronike e bashkive të djathta. Çlirimi i tyre nga zaptuesit vazhdon përditë, por fundi pa kthim i lukunisë së zaptuesve, do të vijë me Ligjin e Ri për Vijën Bregdetare dhe dorën e hekurt që falë këtij ligji, shteti do të mund të vendosë nga viti që vjen, për t’ia kthyer përfundimisht plazhin Popullit", shkruan Rama teksa ka postuar foto nga aksioni i policisë.

Në kuadër të aksionit anti-informalitet u liruan 8000 m2 plazh në Shëngjin si dhe u sekuestruan 500 çadra e shezlongë. Nën hetim u vunë Arben Ndoj drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Sokol Toma drejtori i  Drejtorisë së Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Lezhë ndaj të cilëve  rëndon akuza për 'shpërdorim detyre'. Policia pezulloi 5 subjekte që ushtronin aktivitet të paligjshëm duke mos paguar shfrytëzimin e hapësirave publike. Nën hetim u vunë pronarët e këtyre subjekteve N.K., Sh.L., E.L., L.K., dhe  M.T., për veprat penale " Fshehja e të ardhurave" dhe " Mospagim i taksave". 

Aksioni u shtri edhe në Velipojë ku u liruan 2500 m2 plazh dhe u sekuestruan 235  komplete pushuesish komplete (shezlongë + çadra + karrige). Policia e Shkodrës nisi hetimet për dy nga pronarët e subjekteve, L.M. dhe SH.N.,  që kishin zaptuar këtë pjesë të bregdetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 10/08/2019 16:24

    Zbatimi i ligjit, domosdoshmeri per krijimin e nje shoqerie moderne!

    Përgjigju
  • Vikena: 10/08/2019 14:23

    Ajo fotografia ne plazh me gruan e zahon e bukur por mua mu cua goja leng se nuk kam pase mundesi financire kurre me ba pushime.nuk e di kujt po i shisni ment te pasurve apo te varfeve

    Përgjigju
  • Qytetar plaxhi: 10/08/2019 12:43

    PO ME. XHUNGLEN E TRETE NE DURRESIN E DAKOS O ED POLARIZUESI RR . K CFARE DO BEHET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë