Anti-informaliteti mbyll kantierin e pallatit shumëkatësh në Tiranë, Denaj: Në shtator në sitë firmat e ndërtimit

Anti-informaliteti mbyll kantierin e pallatit shumëkatësh në Tiranë, Denaj: Në shtator në sitë firmat e ndërtimit

Pallati i bllokuar te liqeni

TIRANE-Pas korrikut në vijën bregdetare dhe gushtit te karburantet, aksioni anti-informalitet në shtator do të jetë i fokusuar te firmat e ndërtimit. Kështu deklaroi ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj teksa mori pjesë në një inspektim nga Inspektorati i Punës te Rruga e Kosovarëve pranë Liqenit ku u bllokua një kantier ndërtimi. Drejtori i Inspektoratit, Arben Seferi deklaroi se kanteri i pallatit shumëkatësh do të qëndrojë i mbyllur deri në marrjen e masave për normalizimin e të gjithë procesit të punës, pasi nuk respektonte ligjin për sigurinë në punë. “Sa kemi mbaruar një proces inspektimi në të cilën kemi verifikuar shmangien në ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke bërë pezullimin dhe mbylljen e kantierit të ndërtimit deri në marrjen e masave për normalizimn e të gjithë procesit".

Kontrollet sipas ministres në shtator do të shtrihen në të gjithë vendin për të luftuar punën në të zezë, por edhe shmangien e aksidenteve. "Një fokus i veçantë po realizohet edhe nga inspektorati i punës në atë që eliminon aksidentet në punë. 30% e punonjës janë të paregjistruar në sektorin e punës, ne duhet ti vendosim fre këtij informaliteti. Gjobat janë 0-50 fish e rrogës bazë, por ky nuk është objektivi jonë. Procesi do të vijojë i fokusuar muajin shtator te firmat e ndërtimit për të eliminuar sidomos aksidentet në punë. Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin me bashkitë të na vendosin në dijeni që t'u paraprijmë masave" tha ajo.

Ministrja kishte kritika edhe për inspektorët. "Cilësia e inspektimeve nuk është e duhura, pasi kur shkon për inspektim një grup i dytë gjetjet janë të ndryshme, por ne nuk mund të kemi dy qasje. Nëse inspektojmë një kompani dhe më pas kuptojmë që para një viti ka ndodhur një inspektim dhe asnjë nga këto gjetje nuk është konstatuar do të thotë se dicka ka shkuar gabim. Pse është lejuar? Ose ka probleme operacionale ose integriteti" theksoi Denaj. Në fund ministrja u shpreh se në ndihmë për aksionin 'na ka ardhur aplikacioni stop informalitetit ku kemi 12 mijë denoncime".

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqip: 05/09/2019 00:33

    Sa te marrin dhe kjo nje hyrje falas te ky pallat se pastaj e zhbllokon perseri, bile i shton dhe dy kate pa leje

    Përgjigju
  • arbi: 04/09/2019 11:17

    HAHAHAHAHAHA.... Me kete reportazh per arritjen e normes 150% te pakten nxoret ne pah edhe lejet e pafundme te ndertimit te Lali Erit keto vitet e fundit, qe po degradojne disa nga zonat me te mira te Tirones. Jeni fantastike per te mashtruar njerzit

    Përgjigju
  • Moni: 04/09/2019 09:54

    Pirdh ministre pirdh. E mbarove punen me karburantet ne gusht. Na the do publikosh emrat. Asnje emer. Te gjithe te shkelqyer. Mqs aksioni mbaroi, deri ne gusht te vitit qe vjen karburantet kane te drejte te shesin solar. Vetem ne gusht duhet te shesin nafte.

    Përgjigju
  • Avni: 04/09/2019 09:20

    Po ate pallatin te Gjykata e Larte qe na ka bllokuar pamjen kur do e kontrolloni dhe te shembni fare.

    Përgjigju
  • A.n.: 04/09/2019 01:05

    Po bllokuan ndertimet si do pastrohen parate e droges?

    Përgjigju
  • Tini: 03/09/2019 22:55

    Po ca bllokimi thoni? E Kane pezulluar per masat e sigurise ne pune. Blen ca helmets e ca rripa ai per punetoret dhe vazjdon prape ndertimim. Ku eshte informaliteti I trumbetuar ketu? Pffff

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty