Anti-informaliteti/ Tatimet bëjnë bilancin e 'filtrit' në Sarandë: 33 njësi akomoduese të bllokuara

Strukturat e monitorimit në terren po vijojnë me zbatimin e planit kundër informalitetit për sektorin e turizmit  të përqendruar në njësitë akomoduese të publikuara në booking.

 “Vetëm Për zonën e Sarandës janë 413 njësi në booking, të cilat po verifikohen nga 9 grupe të monitorimit në terren, për regjistrimin  dhe respektimin e detyrimeve ligjore- lëshimi i kuponit, publikimi i listës së çmimeve, deklarimi i punonjësve etj. Gjatë gjithë periudhës nga data 4 Korrik deri dje janë kryer në total 420 kontrolle dhe janë konstatuar 191 shkelje të legjislacionit tatimor.

30 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.

35 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 3 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (hera e dytë).

15 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 12 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 3 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

Vetëm ditën e djeshme datë 11 Gusht janë kryer 33 kontrolle dhe janë konstatuar 15 shkelje të legjislacionit tatimor, nder të cilat 4 subjekte të paregjistruara” tha Delina Ibrahimaj, drejtore e Përgjithshme e DPT.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare