Anti-informaliteti/ Tatimet bllokojnë dy biznese në Vlorë, Denaj: Kontrolle natën për të kapur shkelësit (VIDEO)

VLORE-Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj në kuadër të zbatimit të planit operacional në luftën kundër informalitetit inspektoi sot disa subjekte në zonën e Lungomares. Ajo u shpreh se nga inspektimi që është bërë në 19 subjekte dy janë kapur me shkelje dhe janë bllokuar, pasi nuk kanë qenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Gjithashtu është penalizuar një subjekt për moslëshim kuponi, i cili u gjobit në  masën 50,000 lekë, sipas legjislacionit në fuqi.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Denaj tha se do të vijohet puna për evidentimin e subjekteve që nuk përmbushin detyrimet ligjore dhe tatimore. “Kemi inspektuar gjithë zonën e bregdetit deri në Orikum dhe do të vazhdojmë me verifikimet. Shpresoj që të kemi rritur ndërgjegjësimin e bizneseve dhe për këtë flasin edhe shifrat. Sikundër e kemi nënvizuar gjithmonë qëllimi ynë nuk është vetëm kryerja e verifikimeve në terren, por edhe ndërgjegjësimi. Përgjegjësia e biznesit është përgjegjësia e kërkuar për të respektuar ligjin dhe për të qenë në mbrojtje të konsumatorit”, tha ministrja Denaj.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë kërkoi nga strukturat e Hetimit Tatimor që të vijohet me inspektime më të shpeshta, në të gjithë bregdetin jugor,  duke filluar nga Divjaka deri në Ksamil, kryesisht natën në oraret ku aktiviteti ekonomik është më i lartë dhe ka më shumë mundësi që të konstatohen parregullsi ligjore. “Unë mendoj se kemi akoma shumë punë për të bërë, për të inspektuar të gjithë zonën deri në fund. Shpresojmë që të kemi zero gjetje, zero kupona në shkelje të ligjit dhe mbi të gjitha të kemi regjistrime të plota. Kërkoj që të ketë inspektime edhe natën, pasi ka më tepër klientelë dhe ka propabilitet më të lartë për shkelje të ligjit” tha ministrja. Zbatimi i Planit Operacional do të vijojë të shtrihet në të gjithë territorin për të bërë të mundur evidentimin e subjekteve që nuk respektojnë ligjin, rritjen e të ardhurave, si dhe respektimin e konkurrencës së ndershme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 21/07/2019 14:12

    Shtet me aksione....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej