Antimafia italiane:Do ndihmojmë
Shqipërinë për të luftuar krimin

Antimafia italiane:Do ndihmojmë<br />Shqipërinë për të luftuar krimin<br>
Gjatë vizitës në Romë, Ministrja Gjonaj zhvilloi takime në Këshillin e Lartë të Magjistraturës, me nën kryetarin e saj  Legnini dhe delegacionin e tij. Legnini pas vlerësimeve tepër pozitive të shprehura për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, u shpreh i hapur  për bashkëpunim të Këshillit me organet e reja të qeverisjes të sistemit të drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj, vijoi me vizita në dy institucione të rëndësishme të drejtësisë italiane, përkatësisht në Drejtorinë Kombëtare Antimafia si dhe në Autoritetin Kombëtar Antikorrupsion.

Takimi në Drejtorinë Kombëtare Antimafia ishtë pjesë e axhendës së vizitës së Ministres. Në këtë takim, Ministrja u prit nga Franco Roberti, Prokuror i Përgjithshëm i Drejtorisë Kombëtare Antimafia, nga zv Prokurori i Drejtorisë dhe prokurorë të drejtorisë.

Në këtë takim Ministrja e Drejtësisë Gjonaj bëri një prezantim të risive të reformës në drejtësi sa i përket drejtësisë penale ndryshimeve të fundit për organizimin e prokurorisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë si dhe institucioneve të reja të posaçme për hetimin dhe gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Delegacioni italian ngriti çështjet e ndryshimeve ligjore për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë si rrjedhojë e veprimtarisë kriminale, sidomos në rastet kur ato janë pasojë e vendimeve të gjykatave italiane. Ministrja Gjonaj, mori garancinë nga Roberti, për vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë institucional me Qeverinë Shqiptare dhe me organet e posaçme të SPAK edhe nën drejtimin e Prokurorit të ri të zgjedhur rishtaz.

Gjatë vizitës së saj në Autoritetin Kombëtar Antikorrupsion, Gjonaj u prit në këtë takim nga Presidenti i Autoriteti Kombëtar Antikorrupsion Raffaele Cantone. Ministrja e Drejtësisë Gjonaj foli rreth rolit të Ministrisë së Drejtësisë, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, dhe mundësive të bashkëpunimit me Autoritetin Kombëtar Antikorrupsion në kuadrin e prioriteteve të Qeverisë Shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Cantone shprehu gatishmërinë e institucionit për të mbështetur Shqipërinë në fushën e politikave dhe masave parandaluese antikorrupsion, edhe përmes një memorandumi të mundshëm bashkëpunimi, sikurse është lidhur nga ky Autoritet edhe me Republikën e Serbisë dhe Malit të Zi. Cantone propozoi identifikimin e rregullave koordinuese të të gjithë aktorëve vendas që janë të përfshirë në hartimin e masave antikorrupsion, për një luftë sa më efikase në fushën e antikorrupsionit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës