Antimafia italiane: Nuk po
ndaloni kultivimin e drogës
Pas takimit me prokuroren e përgjithshme Ina Rama, prokurori italian Motta ka pohuar se nga Shqipëria çdo vit trafikohen 20 ton mariuanë. “Kontrolloni prodhimin. Këtë gjë nuk mund ta bëjnë prokurorët”, tha drejtori i antimafias në Leçe.
TIRANË – Trafiku i lëndëve narkotike është pika më nevralgjike që shqetëson drejtësinë italiane dhe atë shqiptare. Bashkëpunimi në këtë fushë ka sjellë në Tiranë, prokurorin pranë drejtorisë së Antimafias së Leçes, Cataldo Motta dhe kreun e rojes bregdetare të Puglias, Franco Patroni.
Pas takimit me prokuroren e përgjithshme Ina Rama, prokurori italian Motta ka pohuar se në Shqipëri vazhdon trafikimi me gomone, tanimë jo për njerëz por për mariuanën. Nisur nga ky fakt ai ka bërë thirrje të kontrollohet prodhimin i kësaj droge në Shqipëri.
“Transporti me gomone është reduktuar shumë dhe përdoret vetëm për mariuanën. Dikur sillnin emigrantë, sot gomonet vijnë vetëm plot me mariuanë dhe 5 persona maksimumi.
Duhet të kontrollohet prodhimi i cannabis sativa. Nëse mariuana vazhdon të kultivohet në këtë masë me siguri duhet cuar në vende të tjera për tu shitur. Dhe kontrolli nuk është detyrë e as e imja dhe as e prokurores tuaj të përgjithshme”, tha Motta.
Sipas tij, mariuana kryeson listën e lëndëve të trafikuara me afro 20 ton në vit e pas saj vijnë heroina dhe kokaina.
MBETURINAT E PALIGJSHME, SHQIPËRIA JASHTËPërfaqësuesit e drejtësisë italiane kanë pohuar se Shqipëria nuk është përfshirë në trafikun e mbeturinave të paligjshme, i cili prej kohësh është kthyer në një problem në Itali. Prokuroria Motta dhe numri një i rojes bregdetare në Puglia thanë së në skandalin me 14 kontenierët me mbeturina nuk ka shqiptarë të përshirë dhe se ky trafik është drejtuar për në vendet aziatike.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do të përfitojë 650 mln euro
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31