ITALI- Në kreun e arritjeve të policisë së Leçes përgjatë vitit 2013, pas sekuestrimit të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë totale prej 31 milion euro, vinte direkt arrestimi i 3 shqiptarëve për trafikimin e drogës dhe e treta në listë ishte arrestimi i një tjetër shqiptari që ishte prej 12 vitesh në kërkim. Operacioni që ka karakterizuar vitin 2013 ishte konfiskimi i rreth 4 kg heroinë më 20 korrik.
Në pranga ranë Arjan Polisi, Pëllumb Drenova dhe Kristaq Boci (me nofkkën Arben Meçaj), ky i fundit, i arratisur prej 12 vitesh, ku ende kishte për të shërbyer 8 vjet burg. Në heshtje ai kishte qarkulluar në të gjithë territorin italian, nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Por 2 ditë pas arrestimeve, Boçi, gjatë shoqërimit për në polici, edhe pse shoqërohej nga tre oficerë dhe duart i kishte të lidhura, arriti të arratisej. Tre shqiptarët u kapën me heroinë një makinë “Volksëagen Golf” ku shkruhej “Toka e shqiponjave”
Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com