Antonio Razzi me kreun e PR Mediu:
Reforma zgjedhore, detyrim primar 

Antonio Razzi me kreun e PR Mediu:<br />Reforma zgjedhore, detyrim primar 
I ftuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj senatori italian Antonio Razzi përfaqësues i forcës politike më të madhe të së djathtës italiane, Forca Italia u takua me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, ku ky i fundit ka deklaruar se reforma zgjedhore është detyrim primar.
 
Duke vlerësuar marrëdheniet e mira mes dy popujve dhe mes këtyre dy forcave politike, Mediu i paraqiti senatorit italian situatën e nderë politike dhe ekonomike që po kalon vendi ynë, nën qeverisjen e mazhorancës së majtë, klimën dashakeqëse nga biznesit, taksat e larta, gjobat, presioni kanë rënduar situatën ekonomike dhe kanë bërë që investitorët e huaj të kenë më shumë interes për vendet fqinje.
 
Gjatë bisedës së zhvilluar më tej me senatorin italian, të ftuar në Tiranë nga deputeti demokrat Astrit Veliaj, kryetari i PR-së Fatmir Mediu u ndal edhe tek reforma zgjedhore të cilën e konsideroi si detyrim primar të politikës me qëllim garantimin e të drejtës së votës së lirë.
 
Duke iu referuar zgjedhjeve të fundit lokale, kreu i republikanëve tha se aleanca mes PS-se dhe LSI-së ka dëshmuar se nuk ndalet me manipulimin e votave me dhunë dhe korrupsion ndaj votimi elektronik është detyrim i rëndësishëm për pasjen e një procesi zgjedhor me standarde.
 
Më tej në takimin me senatorin italian Fatmir Mediu theksoi dhe rëndësinë që përfaqëson për Shqipërinë një tjetër reformë, ajo në drejtësi.
 
“Pushteti i varfërisë dhunës dhe frikës po kërkon që ti imponohet shqiptarëve për ti nënshtruar ata nga krimit dhe korrupsionit që po shkatërron të ardhmen e shqiptarëve opozita është e përcaktuar për një reformë të plotë në drejtësi që garanton pavarësinë dhe moskapjen dhe përdorimin politik të drejtësisë. Reforma në drejtësi duhet të jetë garant për shtetin e së drejtës, të drejtave të qytetarëve dhe garancitë e plota juridike për biznesin.” – theksoi Fatmir Mediu. 
Në vijim të këtij takimi me senatorin italian Antonio Razzi, të ftuar ne Tiranë nga deputeti demokrat Astrit Veliaj u theksua se rruga e Shqipërisë drejt BE kërkon ndërtimin e standarteve dhe implementimi e tyre në Shqipëri. Në këtë kuadër, Mohimi i së drejtës së pronës nga Qeveria Rama u konsiderua si pengesë reale për zhvillimin e vendit dhe ecurinë e procesit të integrimit.
 
Senatori Italian Antonio Razzi garantoi mbështetjen e fuqishme të Partisë Forza Italia për Partinë Republikane Shqiptare, në misionin e saj për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe biznesit, si dhe në betejën e saj opozitare për shtetin e së drejtës. 

Senatori Razzi ftoi në Romë Kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe një grup të kësaj force politike, për të diskutuar më tej, me ekspertët e Partisë Forza Italia, detajet e programit të ardhëm politik të Partisë Republikane, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, me synim përforcimin e tij dhe përshtatjen me nevojat dhe egzigjencat jo vetëm të elektoratit të djathtë, por gjithë shqiptarëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi