Italiani Antonio Tajani, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Silvio Berlusconit, është zgjedhur Presidenti i PE-së me shumicë votash.
Në këtë garë ai arriti të sigurojë 351 vota, ndërsa rivali i tij, një tjetër italian, Gianni Pittella mori 282 vota.
Këto zgjedhje ezauruan katër raunde deri në zgjedhjen e 63 vjeçarit, Antonio Tajani, President të ri të Parlamentit Europian. Ai pason në këtë detyrë gjermanin Martin Schulz.
Tajani është një politikan me shumë eksperiencë i "Forca Italia" të Berlusconit.
Ai është një nga figurat më të spikatura të Qendrës së Djathtë Europiane dhe të Partisë Popullore.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com