Antony Blinken flet pas nominimit për Sekretar të Shtetit: Një mision që do ta marr me gjithë zemër

Antony Blinken flet pas nominimit për Sekretar të Shtetit: Një mision që do ta marr me gjithë zemër

Anthony Blinken

I nominuar si Sekretari i ardhshëm i shtetit Antony Blinken ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.

Blinken, ka falënderuar të gjithë për urimet që i kanë shprehur dhe ka garantuar edhe njëhërë të gjithë për punën që do të bëjë.

“Mesazhet nga miqtë dhe kolegët që kam marrë gjatë 15 orëve të fundit më kanë nderuar. Jam i nderuar të njoftojë zyrtarisht se jam emëruar për të shërbyer si Sekretar i Shtetit. Nëse konfirmohet, ky është një mision që do ta marr me gjithë zemër”, ka shkruar 58-vjeçari në llogarinë personale në Twitter.

Blinken shërbeu në një numër rolesh të larta nën administratën e Barack Obamës, përfshirë punën si këshilltar i sigurimit kombëtar të Joe Biden gjatë mandatit të parë të Obamës. Zëvendëspresidenti i atëhershëm Joe Biden bashkë me Blinken kishte vizituar Kosovën më 22 maj të vitit 2009.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin