Anulohet falja e namazit në xhami/ Rama: Mesazh kuptimplotë nga KMSH! Respekte, respekte, respekte

Anulohet falja e namazit në xhami/ Rama: Mesazh kuptimplotë nga KMSH! Respekte, respekte, respekte

TIRANË- Një mesazh kuptimplotë, e ka quajtur kryeministri Edi Rama vendimin e komuniteti musliman për të anuluar faljen e namazit dhe të çdo tubimi nëpër xhami. Kreu i qeverisë e ka cilësuar si vendimin e duhur marrë në kohën e duhur nga ana e KMSH, në mbrojtje të qytetarëve, teksa reagimin e tij e nis me të njëjtën shprehje të Profeti Muhamet “Kur bie epidemia as mos shko aty ku ka rënë as mos lëviz nëse bie aty ku je”.

“Kur bie epidemia as mos shko aty ku ka rënë as mos lëviz nëse bie aty ku je”, porosit Profeti Muhamet, paqja e Zotit qoftë mbi të. Respekt, respekt, respekt për komunitetin musliman që vendosi anullimin e faljes së namazit dhe të çdo tubimi nëpër xhami. Ky është jo vetëm vendimi i duhur në kohën e duhur, por edhe mesazhi më kuptimplotë që komuniteti musliman mund t’i jepte mbarë popullit shqiptar! Faleminderit", shkruan Rama.

Vendimi për anulimin e faljes së namazit të xhumasë dhe ligjërimet masive u mor ditën e sotme nga KMSH, teksa u  myftinjtë dhe stafi i tyre u ngarkuan me detyrën që të bëjnë fushata sensibilizuese për t'u bërë thirrje besimtarëve musliman që t’i kryejnë ritualet fetare në banesat e tyre.

Dy ditë më parë, Rama priti në kryeministri krerët e komuniteteve fetare, ku në fokus kanë qenë pikërisht masat që duhen marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke theksuar se nuk jemi në një situatë ku të bëhet fjalë për mbyllje të kishave dhe xhamive. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:44
Komuniteti Musliman: Anulohet falja e namazit të xhumasë! Mesazhi i rëndësishëm për besimtarët

Masave të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, nuk ka "kursyer" as faljen e namazit të xhumasë. Komuniteti Mysliman ka njoftuar ditën e sotme besimtarët se është anuluar falja e namazit të xhumasë në xhami dhe ligjërimet masive.  Duke cituar Profeti Muhamed, KMSH u bën thirrje besimtarëve musliman që t’i kryejnë ritualet fetare në banesat e tyre. Ndëkohë, myftinjtë dhe stafi i tyre do të kenë një detyrë shumë të rëndësishme në këto ditë të vështira për vendin. Ato do të ndërrmarin fushata sensibilizuese dhe të inkurajojnë të gjithë besimtarët që të ndjekin me rigorozitet këshillat e dhënë nga Organizata botërore e shëndetësisë.

"Të nderuar besimtarë dhe besimtare!

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për seriozitetin dhe përmasat mbarëbotërore që ka marrë epidemia e virusit COVID-19. Feja Islame i jep rëndësi të madhe shenjtërisë së jetës së njeriut dhe mbrojtjes së saj. Në rastet e shpërthimit të epidemive, Profeti Muhamed (a.s.) na urdhëron që: “Nëse dëgjoni se diku ka rënë epidemi, mos shkoni në atë vend! Nëse godet në një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni që andej për t’i shpëtuar!”. Pra, karantinimi dhe evitimi i të gjitha lëvizjeve të panevojshme është masa paraprake që duhet të merret në të tilla raste.

Feja Islame gjithashtu i jep një rëndësi të madhe higjienës personale dhe të ambientit ku jetojmë e punojmë, duke e konsideruar higjienën dhe pastërtinë si pjesë të besimit. Kjo është gjithashtu edhe si një nga masat e sugjeruara nga ekspertët për parandalimin e përhapjes së kësaj epidemie. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duke vlerësuar situatën e paprecedentë të krijuar nga kjo epidemi, ka marrë disa masa të nevojshme për të mbrojtur qytetarët nga një infektim i mundshëm nga COVID-19. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon nga myftinitë e qyteteve marrjen e masave të mëposhtme:

1- Ngarkohen të gjithë myftinjtë dhe stafi i tyre të ndërmarrë fushata sensibilizuese për publikun dhe të inkurajojnë të gjithë besimtarët, kryesisht moshën e tretë dhe personat me sëmundje kronike që t’i kryejnë ritualet fetare në banesat e tyre.
2- Anullimi i tubimeve masive si ligjërata, kurse në xhami, aktivitete të ndryshme dhe sipas rrezikshmërisë në zonën tuaj të anullohet edhe falja e namazit të xhumasë.
3- Pesë kohët e namazit sugjerohet të falen në mënyrë jo të organizuar, ndërkohë ezani të thirret në mënyrë të rregullt në të gjitha xhamitë.
4- Zbatimi me rigorozitet i të gjitha sugjerimeve dhe këshillave të nxjerra nga autoritetet përkatëse në vendin tonë si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kërkojmë mirëkuptimin e besimtarëve në respektimin e masave të marra, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit është një obligim fetar për të gjithë besimtarët. Pasi të marrim të gjitha masat e nevojshme, t’i lutemi Zotit me lutjen e Profetit Muhamed (a.s.): “O Zot më ruaj nga lebroza, nga çmenduria, nga murtaja, nga epidemia dhe nga të gjitha sëmundjet e këqija.” Lusim Zotin e Gjithmëshirshëm që kjo situatë të kalojë pa pasoja për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë", njofton Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 12/03/2020 23:29

    ISHALLAH NA RUAN ALLAHU,,,SE SPITALET I KEMI PERTOKE...

    Përgjigju
  • Sylejmëni: 11/03/2020 22:04

    Edhe namaznë kishim mangutë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja