Anulimi i vizitës, Berisha
pret zyrtarin malazez

Anulimi i vizitës, Berisha <br />pret zyrtarin malazez
TIRANË - Kryeministri Berisha priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, zotin Milan Roćen, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Ministerialit të A-5.
Siç informon zyra e shtypit, pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha i bëri më dije ministrit Roćen se pret me kënaqësi zhvillimin së shpejti të vizitës zyrtare në vendin fqinj dhe mik, në Mal të Zi, e cila ishte planifikuar të zhvillohej një ditë më parë.
Ministri malazez i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian z. Milan Roćen e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore. Ai i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit z. Igor Lukšić, Presidentit z. Filip Vujanović, si dhe dëshirën e tyre për ta pritur atë sa më parë, një vizitë kjo e cila do të sjellë një kontribut të ri në zgjerimin dhe forcimin e miqësisë e bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston midis dy vendeve e qeverive.
Kryeministri Berisha do të nisej të martën drejt Malit të Zi për një vizitë pune, por për shkak të përkeqësimit të shëndetit, kjo vizitë u anulua.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online