Vizita e Presidentit serb Nikoliç në Vatikan është anuluar për shkak të një defekti në avionin qeveritar ku po udhëtonte.

Si pasojë e një defekti në motor avioni qeveritar është kthyer në Beograd duke bërë që të anulohet vizita e parashikuar e presindentit ku ishte planifikuar të takohej me Papa Françeskut, si dhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.

Pas avarisë me avionin dhe anullimit të vizitës së tij në Vatikan Presidenti serb, Tomislav Nikoliç i ka dërguar papa Françeskut një letër ndjese. Sipas agjensisë serbe TANJUG, presidenti Nikoliç deklaroi  keqardhjen e tij  për ngjarjen dhe shpresonte për një datë të re, sa më të afërt, për kryerjen e vizitës.
 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)