Anulohen pretonimet në Sharm El
Sheik, shkak trazirat në Egjipt
Trazirat që kanë përfshirë Egjiptin kanë bërë që turistët shqiptar të mos e shohin më si vend për të kaluar pushimet, duke u tërhequr kështu edhe nga destinacioni më i preferuar i shqiptarëve Sharm El Sheik.
Tiranë - Trazirat që kanë përfshirë Egjiptin kanë bërë që turistët shqiptar të mos e shohin më si vend për të kaluar pushimet, duke u tërhequr kështu edhe nga destinacioni më i preferuar i shqiptarëve Sharm El Sheik.
Sipas drejtorit të operatorëve turistik, Sadik Malaj fluturimet drejt Egjiptit janë anuluar për shkak të protestave të përgjakshme që po zhvillohet në Kajro mes dy kampeve kundërshtare.
“Duke qenë se jemi në kulmin e sezonit sivjet ka një specifikë pak më ndryshe se viti i kaluar sepse problemet që lindën në Egjipt pothuajse po e bëjnë të pa mundur shkuarjen në Sharm dhe ky është problem që janë bërë goxha rezervime gjatë periudhave për plazhet e Sharmit” tha Malaj.
Por, ngaqë Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë një thirrje për të frenuar shkuarjet ne Egjipt ka krijuar një problem të tillë. Në këtë periudhë ka disa anullime të cilat praktikisht klientela turistike shqiptare që ka parashikuar apo prenotuar pushimet për në Sharm po i anullon.
Në intervistën e tij për A1 REPORT, Malaj thekson se në krahasim me një vit më parë, numri i pushueve ka qënë me i ulët.
“Ky vit ndoshta nuk do të jetë më i madh se viti i kaluar për dy arsye. E para pati një farë frenimi për çështjen e fushatës elektorale. Është edhe kriza ekonomike. Normalisht që ajo ndikon”, u shpreh drejtori i operatorëve turistik për A1 Report.
Por, Shqipëria vazhdon të shihet si një nga vendet më të pëlqyera nga turistët e huaj, të cilët sipas Malajt, preferojnë turet në objekte me vlera kulturore e historike.
(v.gj/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?
-
Kurum
36.1%
-
Koncesionari
11.3%
-
Shteti
52.6%
Vota total: 3988
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po sikur SHBA të ‘lodhet’ me Kosovën si me Afganistanin?!
31 Gusht, 19:12
-
Fatos Çoçoli: Borxhi publik më i ulët në 10 vjet
31 Gusht, 18:59
-
Tring sjell një tjetër surprizë të rëndësishme këtë fillim sezoni
31 Gusht, 18:42
-
Marrëveshje me Vuçiçin për avionët, media franceze nuk kursen Macronin: Po armatos një autokrat dhe filorus
31 Gusht, 18:41
-
Kërcënoi kreun e FSHF-së Armand Duka, arrestohet presidenti i klubit të futbollit Iliria e Fushë-Krujës! Në pranga dhe 2 djemtë e tij futbollistë! I kërkuan favore
31 Gusht, 18:29
-
Champions League/ City - Inter dhe Milan - Liverpool, ndeshjet e para të formatit të ri në tre ditë! Kalendari i plotë
31 Gusht, 18:26
-
Atentati në Shkodër, kamerat zbulojnë makinën që ndihmoi ekzekutorit të largohej! I ndërruan targat në aksin Shkodër-Tiranë
31 Gusht, 18:17
-
Sërish zjarr në grumbullimin e mbetjeve në Vlorë! Era favorizon përhapjen e flakëve
31 Gusht, 18:05
-
Bundesliga/ Frankfurt jep leksion, në Stuttgart 'lumë' golash! Wolfsburg fiton në udhëtim, ngec Dortmund
31 Gusht, 17:47
-
Korçë/ Ishin në proces divorci, burri lyen me benzinë gruan e i vë flakën dhe më pas arratiset! 31-vjeçarja pëson djegie të shumta, niset drejt QSUT
31 Gusht, 17:44
-
Mbyllja e komunave serbe në veri të Kosovës, Osmani: Ishin forcuar nga Vuçiç dhe kthyer në grupe mafioze! Duhet të shpërbëheshin
31 Gusht, 17:35
-
Përballja me Vllazninë, Gvozdenovic kërkon fitoren e parë sezonale: Skënderbeu është gati
31 Gusht, 17:33