Është anuluar sot në minutën e fundit një takim i ministrave të Financave të 17 vendeve anëtare të zonës euro, që do të diskutonte dhënien e borxhit të ri për Greqinë.

Sipas njoftimeve zyrtare, eurozona ende nuk është e bindur se Athina ka bërë gjithshka që i është kërkuar për të rregulluar disi parametrat buxhetore, si kusht i domosdoshëm për të marrë kredinë e re. Mbledhja e ministrave është shtyrë për të hënën.