Anulohet takimi i Ligës Arabe
për zgjidhjen e situatës në Siri

Anulohet takimi i Ligës Arabe <br />për zgjidhjen e situatës në Siri
Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe anuluan papritur një takim të planifikuar për t’u mbajtur gjatë ditës së sotme në portin e Detit të Kuq, në Xhedah.

Ministrat do debatonin lidhur me krizën në Siri, ndërkohë që agjenda kryesore e takimit do ishte emërimi i pasardhësit të Kofi Anan që dha dorëheqje si negociator pak ditë më parë, pasi plani i tij i paqes prej gjashtë pikash nuk funksionoi.

Në tryezën e sotme do ishin edhe të dërguarit e Arabisë Saudite dhe Katarrit, mbështetësit kryesorë të rebelëve në Siri.

Mandati i misionit të 150 vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në Siri përfundon pas një jave. Por sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon thotë se ka ende nevojë që të jenë njerëz në terren për të bërë vlerësime të situatës në Siri.

Ndërkohë në Siri luftimet vijojnë të jenë të ashpra si në Damask ashtu dhe në Aleppo.
Aktivistët thanë se ushtria pastroi nga rebelët zonën në jugperëndim të lagjes Salah al Din ne Alepo duke detyruar kryengritësit të tërhiqen.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)