Anulohet tenderi i portit të jahteve
në Shëngjin, ofertuesi me probleme

Anulohet tenderi i portit të jahteve<br />në Shëngjin, ofertuesi me probleme
TIRANE- Ministria e Transporteve ka anuluar tenderin për koncesionin e portit të jahteve në Shëngjin, i zhvilluar më 15 qershor. Në një njoftim zyrtar, Ministria bën me dije se arsyeja e anulimit erdhi për shkak se ofertuesi i vetëm në tender kishte mangësi në dokumentacion.

“Njoftojmë anullimin e procedurës konkuruese me objekt: “Për dhënien me konçesion/partneritet publik privat të ndërtimit, shfrytëzimit dhe transferimit (BOT) të një porti jahtesh në portin e Shëngjinit”, e cila u zhvillua me datë 19.06.2015, ora 15:00. Kjo proçedurë anullohet (konsiderohet e pasuksesshme dhe e mbyllur) pasi oferta e subjektit të vetëm ofertues për këtë proçedurë konkuruese u refuzua për shkak të mosparaqitjes së formularit të ofertës”, thekson Ministria ne njoftimin zyrtar pë anulimin e procedurës.

Tenderi
Më datë 4 prill 2014, Agjencia e Prokurimit Publik shpërndau njoftimin për zhvillimin e tenderit për koncesionin e portit të Shëngjinit. Kontrata parashikonte një koncesion/partneritet publik privat për ndërtimin, shfrytëzimin dhe transferimin (BOT) të një porti jahtesh në Portin e Shëngjinit, në formën e propozimit të pakërkuar. Kohëzgjatja e kontratës, sipas dokumentave të Ministrisë, do të jetë për 35 vjet dhe bëhet fjalë për një financim tërësisht privat. Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave ishte data 12 Qershor 2015, ora 15:00.

Porti i jahteve parashikohet të ndërtohet në një zonë me sipërfaqe ujore (përfshirë kalatën perëndimore të Portit të Shëngjinit) prej 31 578 m2 dhe një sipërfaqe tokësore prej 12 381 m2. Kriteri kryesor që një Operator Ekonomik të marrë pjesë në këtë procedurë konçesioni/partneriteti publik privat, është paraqitja Sigurimin e Ofertës, shoqëruar me Formularin e Sigurimit të Ofertës. Ndër kriteret e përzgjedhjes së fituesit, rëndësi kryesore merrte kriteri teknik dhe më pas edhe më pas kriteret e tjera, si plani i mirëmbajtjes, ndikimi social e mjedisor, koha e ndërtimit, tarifa koncensionare dhe plani i riinvestimit.

Politika
Perspektiva e koncesionit të portit të jahteve në Shqngjin u trumbetua me mjaft optimizëm edhe nga politika. Në fillim të qershorit, gjatë inaugurimit të linjës së re të tragetit të pasagjerëve Brindizi-Shëngjin në portin e Shëngjinit, kreu i Kuvendit Ilir Meta premtoi se shumë shpejt do të bëhej edhe inaugurimi i punimeve për realizimin e portit turistik të jahteve, një investim prej 5 milion eurosh që do ta bëjë Shëngjinin mjaft atraktiv për turistët e huaj dhe do të hapë 200 vende të reja pune.

"Shumë shpejt ne do të jemi dëshmitarë të një inaugurimi tjetër për realizimin e portit turistik të jahteve, një investim prej 5 milion eurosh që do ta bëjë Shëngjinin mjaft atraktiv për turistët e huaj. Jo vetëm kaq, por edhe që do të shtojë deri në 200 vende të reja pune me interes për komunitetin e Shëngjinit dhe të gjithë Lezhës. Prandaj ju urojmë suksese, të ecim më shpejt, jemi në drejtimin e duhur”, - deklaroi Kryetari i Kuvendit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur