Anuloni planet për plazh sot, ulen temperaturat, priten reshje shiu gjatë ditës

Anuloni planet për plazh sot, ulen temperaturat, priten reshje shiu gjatë ditës

Përkeqësohet moti, reshjet e shiut dhe ulja e lehtë e temperaturave do të mbizotërojë ditën e sotme duke prishur planet për një fundjavë në breng të detit. Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi vendin tonë, ku veriu dhe pjesërisht zonat qëndrore paraqiten me vranësira të dendura dhe shira të izoluar e të pakët, nuk përjashtohet mundësia edhe e ministuhive afatshkutra të breshërit.

Ndërsa mbrëmja sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të dominojnë në pjesën më të madhe të Shqipërisë por vranësirat mbeten të dukshme në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 8°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 45-50 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4-5 ballë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Daniele De Rossi s'dorëzohet: Kemi edhe një ndeshje për të luajtur

Daniele De Rossi s'dorëzohet: Kemi edhe një ndeshje për të luajtur