AP dyshime për Bin Laden:
Asnjë marinar nuk e pa trupin e tij

AP dyshime për Bin Laden: <br />Asnjë marinar nuk e pa trupin e tij
SHBA - Agjencia e lajmeve Associated Press zbulon detaje të reja mbi hedhjen në det të trupit të kreut të Al Qaedës.

Versioni zyrtar amerikan është që Bin Laden pas vdekjen nga duart e komandove është hedhur në det nga aeroplanmbajtësja Carl Vinson.

Ky mision u zhvillua në një vend të fshehtë në oqeanin indian, por ka nga ata qe dyshojnë. Agjencia "Associated Press", përmes procedurës së Aktit të Lirisë së Informacionit, ka marrë komunikimet e brendshme të anijes amerikane. Nga mesazhet, edhe pse një pjesë ishte censuruar, rezulton se asnjë pjesëtar i ekuipazhit nuk ka qenë i pranishëm në momentin e varrosjes.

Për të treguar atë që kishte ndodhur është një e-mail i datës 2 maj, i dërguar nga admirali Charles Gaouett: “Trupi i pajetë është larë, më pas është mbështjellë me një copë të bardhë dhe është futur në një thes, bashkë me pesha të rënda”.

Ndërsa më pas është lexuar një lutje e përgatitur më parë dhe është lexuar nga një ushtar që dinte të lexonte në gjuhën arabe. Një ceremoni e shkurtër ndoqi aktin e fundit final dhe kufoma e Bin Ladenit rrëshqiti në det përgjatë një dërrase druri.

Por për agjencinë e lajmeve “AP” nuk do të kishte dëshmitarë të këtij momenti ose të paktën është ajo që është e dukshme nga "letrat" zyrtare. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se ata ishin anëtarë të forcave speciale dhe inteligjencës që u morën me trupin e Bin Ladenit.

Në të kaluarën Pentagoni, gjithmonë pas kërkesave nga AP, ka mbështetur idenë se nuk ka gjetur në në arkivat e tij certifikatën e vdekjes së kreut të Al Kaedës, ashtu edhe fotot e kufomës së tij në bordin e Vinson, por as raportin e autopsisë.

Një nga zërat që po qarkullon është se trupi i Bin Ladenit në të vërtetë është transferuar në spitalin ushtarak në Bethesda, në Maryland, për tu mbajtur në një seksion të veçantë të morgut.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete