TIRANË - Aleanca Popullore e Artur Dojakës duket se do të hyjë e vetme në këto zgjedhje lokale. Kryetari aktual i Bashkisë Librazhd, Shefki Çota ka shpallur rikandidimin për zgjedhjet e 21 qershorit për partinë Aleanca Popullore në këto zgjedhje, duke u bërë kështu kandidati i parë zyrtar i AP.
 
Ai do garojë përballë kandidatit të koalicionit të majtë Kastriot Gurra dhe atij të djathtë Fadil Brazhda.
 
Kreu i AP-së Artur Dojaka dhe akademiku Moikom Zeqo do jenë në zyrtarizimin e kandidimit të Çotës këto ditë në Librazhd.
 
Kryesia e partisë Aleanca Popullore ka vendosur daljen të pavarur jashtë dy koalicioneve të majtë dhe të djathtë në zgjedhjet e 21 qershorit 2015.
 
Partia Aleanca Popullore në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 u rrjeshtua në radhët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, por ashtu si edhe Gjinushi kreu i AP nuk e ka gjetur veten në koalicionin e PS-LSI për zgjedhjet e 21 qershorit.

Vijon... 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)