DELVINE- Numri 1 në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Vlorës nga Partia Aleanca Popullore, Amos Dojaka, ka zhvilluar sot një sërë takimesh me banorët në qytetin e Delvinës. Në fjalën e tij Dojaka vuri theksin tek problematika me punësimin në vend.
 
Dojaka tha se “Aleanca Popullore në programin e saj parashikon zhdukjen e urisë dhe zbatimin e programeve sociale. Synojmë rritjen e punësimit nëpërmjet prodhimit të produkteve BIO dhe “Made in Albania”.
 
Një temë të rëndësishme të diskutimeve me banorët e Delvinës, zë edhe rikthimi i trajtimit me dinjitet i çështjes çame dhe zgjidhja e shpejtë e saj.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)