AP: SHBA shton presionin ndaj
opozitës për Reformën në Drejtësi

AP: SHBA shton presionin ndaj<br />opozitës për Reformën në Drejtësi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtojnë presionin ndaj opozitës shqiptare për të miratuar reformën në drejtësi shkruan prestigjozja Associated Press.

“Pavarsisht ndërhyrjes nga SHBA dhe ambasadorët e BE, demokratët nuk bien dakort me draftin final. Votat e tyre janë të nevojshme në Parlament në mënyrë që amendamentet e reformës të kalojnë të paktën në fund të muajit. E në këtë mënyrë të bindet edhe Brukseli për të autorizuar negociatat për tu bërë pjesë e BE, citon AP.

Në shkrimin e publikuar citohet ndihmës sekretarja Victoria Nuland e cila iu drejtua kreut të opozitës Lulzim Basha se kjo reform ishte prioritet në marrëdhëniet SHBA Shqipëri dhe integrimin e vendit në BE.

Një ditë më parë shkruan e përditshmja Komisioneri Johannes Hahn i bëri thirrje Shqipërisë të miratojë reformën nëse dëshiron të anëtarësohet. BE dhe SHBA e kanë ndihmuar Shqipërinë sa i përket paketës së reformës në drejtësi. Kjo reformë është aprovuar edhe nga komisioni i Venecias dhe besohet se do të jetë një nga celsat kryesorë që do të luftojë korrupsionin në të gjita nivelet sidomos atë në drejtësi.

Ndërsa këtë të hënë pritet që kreu i opozitës Basha të takohet me kryeministrin Edi Rama

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë