TIRANE- Jammer quhen aparaturat të cilat shërbejnë si zhurmues për thirrjet telefonike në një rreze të caktuar që maksimalisht shkon zakonisht deri në 40 metër. Njësoj si në rastet e zhurmuesve të radios, Jammer në rastin e rrjeteve GSM bllokojnë përdorimin e telefonave duke lëshuar disa valë radio zhurmuese në të njëjtat frekuenca që përdorin telefonat. Kjo gjë krijon dhe interferencë çka krijon dhe shkëputjen mes celularëve dhe antenave përforcuese të kompanisë telefonike duke paralizuar çdo aktivitet telefonik në rrezen e veprimit të aparaturës Jammer.
Pjesa më e madhe e celularëve të viteve të fundit përdorin frekuenca të ndryshme për të marrë dhe dërguar komunikime nga përforcuesit e kompanive të ndryshme. Një aparaturë Jammer mund të ndërpresë komplet komunikimin mes përforcuesve, e pikërisht kjo aparaturë Jammer është më e kushtueshme. Nga ana tjetër një aparaturë Jammer mund të ndërhyjë direkt në frekuencat e telefonit celular, siç janë aparaturat e vogla Jammer të cilat bllokojnë të gjitha frekuencat nga 800 deri në 1900 Mhz.
Aparatura Jammer TRJ-89 përshembull është në gjendje të bllokojë komunikimet celulare në një rreze prej 8 kilometër. Përdorimi i aparaturës Jammer përveç sigurisë në komunikimet telefonike shërben shpesh edhe si mbrojtëse nga përgjimet ambientale. Për këtë arsye kjo aparaturë shpesh përdoret edhe nga organizata kriminale. Për më tepër që një aparaturë Jammer në rastin më të sofistikuar mund të kushtojë maksimalisht 1 mijë dollarë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com