Apeli Administrativ pezullon 2 prokurorë të SPAK, rrëzohet vendimi i emërimit: Alfred Shehu dhe Elvin Gogaj u zgjodhën me procedurë të parregullt! Reagon KLP: E çojmë në Gjykatë të Lartë

Pezullohen nga detyra dy 2 prokurorë të SPAK, Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu. Report Tv siguron vendimin e apelit administrativ. Gjykata ka pranuar ankimin e prokurores Sonila Muhametaj, e cila ishte në garë me 2 të zgjedhurit nga KLP për në SPAK.

Shpallet i pavlefshëm vendimi për renditjen e 3 garuesve dhe emërimi dy prokurorëve. Gjykata ka nënvizuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i padrejtë. SPAK tashmë është më 2 anëtarë më pak, pra 15 nga 17 kishte.

Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK. Vendimi në Gjykatën Administrative të Apelit është marrë 2-1, ndërsa interesant është fakti se relatorja e çështjes ka votuar kundër, Altina Nasufi ka votuar kundër. Vendimi është marrë me miratimin e gjyqtarëve Rilinda Selimi dhe Blerona Hasa. Rilinda Selimi është bashkëshorte e gjyqtarit Shkëzen Selimit, cili është në hetim nga SPAK, dhe që i janë sekuestruar pasuritë.

Në një reagim për Report Tv, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është shprehur se do ta ankimojë vendimin e Administratives së Apelit, që pezulloi zgjedhjen e 2 prokurorëve të SPAK. KLP thotë se do të kërkojë nga ana e Gjykatës së Lartë pezullimin e zbatimit të vendimit.

“Jo ne na duket i kundërligjshëm ai vendim dhe po përgatisim rekurs pranë Gjykatës së Lartë si dhe do kërkojmë nga Gjykata pezullim ekzekutim vendimi. Nuk mundet gjykata të zëvendësojë këshillin kur është diskrecioni i secilit anëtar se sa pikë i jep një kandidati”, thuhet në raeagimin e KLP për Report Tv.

Prokurorja Muhametaj kërkoi shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë. Lidhur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimmarrjet e marra e KLP-së janë dhënë në konflikt  interesi. Gjithashtu ka pasur shkelje kushtetuese, në emërimin dhe mos marrjen e pikëve të plota. Kërkoj rihapje të garës dhe një vendimmarrje nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në seancën e kaluar. Ndërsa pala paditëse në këtë rast Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare përpara gjykatës u shpreh se nuk ka pasur konflikt  interesi, pasi dy anëtarët e KLP ishin pjesë e këshillit dhe jo të komisionit. Gjithashtu monitorimi është bërë edhe nga ndërkombëtarët.

Përfaqësuesit e KLP kërkuan pushimin e çështjes dhe nëse nuk ndodh kjo atëherë si kërkesë tjetër depozituan  rrëzimin e padisë së prokurores, për rrëzimin e vendimit të KLP-së. Pas dëgjimit të palëve gjykata u tërhoq për vendim.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit
Pjesë nga vendimi i KLP për pikëzimin

Vendimi i KLP për pikëzimin

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:45
Administrativja pezulloi zgjedhjen e 2 prokurorëve të SPAK, KLP reagon për Report Tv: Vendimi i paligjshëm! E çojmë në Gjykatë të Lartë

1653641222_klpdebatarbenkraja.jpg

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do ta ankimojë vendimin e Administratives së Apelit, që pezulloi zgjedhjen e 2 prokurorëve të SPAK. KLP thotë se do të kërkojë nga ana e Gjykatës së Lartë pezullimin e zbatimit të vendimit.

“Jo ne na duket i kundërligjshëm ai vendim dhe po përgatisim rekurs pranë Gjykatës së Lartë si dhe do kërkojmë nga Gjykata pezullim ekzekutim vendimi. Nuk mundet gjykata të zëvendësojë këshillin kur është diskrecioni i secilit anëtar se sa pikë i jep një kandidati”, thuhet në raeagimin e KLP për Report Tv.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër