Apeli e riktheu në detyrë, SPAK nuk tërhiqet për pezullimin e gjyqtarit të vettingut, rekurs në Gjykatën e Lartë

TIRANE-Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion nuk tërhiqet nga kërkesa për pezullimin si gjyqtar në Kolegjin e Apelimit të Luan Dacit. Pasi Apeli e rrëzoi, SPAK sot ka depozituar rekursin në Gjykatën e Lartë.

Luan Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi u akuzua se fshehu të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997.

SPAK e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Por Apeli e rrëzoi SPAK duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin, por Prokuroria e Posaçme vijon betejën në Gjykatën e Lartë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital