Apeli, FSHF: Vendimi politik, jemi
të indinjuar, gjejmë drejtësi në KAS
Federata Shqiptare e Futbollit përmes një deklarate për mediat pas vendimit të UEFA-s shprehet mjaft e indinjuar me Apelin duke e cilësuar si të pastër politik dhe të bazuar në deklarata kontradiktore.
Federata Shqiptare e Futbollit përmes një deklarate për mediat pas vendimit të UEFA-s shprehet mjaft e indinjuar me Apelin duke e cilësuar si të pastër politik dhe të bazuar në deklarata kontradiktore dhe që nuk marrin për bazë që të realisht ndodhi në Beograd,
por që bazohen në atë që shkruhet, kur pamjet filmike dhe provat e tjera janë mëse të qarta. Por FSHF shprehet se nuk do të dorëzohemi dhe se do të vazhdojmë betejen ligjore në KAS, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, pasi aty është shpresa e vetme për drejtësi.
Deklarata e plotëFederata Shqiptare e Futbollit, u njoh të martën në mbrëmje me vendimin e Komisionit të Apelit, tek i cili shpresonte që të gjente më tepër drejtësi, në lidhje me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës, për ndeshjen e Serbi – Shqipëri, zhvilluar në Beograd më datë 14 tetor 2014 dhe të ndërprerë në minutën e 41 të takimit. Ky vendim i këtij Komisioni, la në fuqi të gjitha vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, në lidhje me këtë takim të papërfunduar.
Pavarësisht argumenteve juridike dhe fakteve të dokumentuara me foto dhe video, si edhe mbrojtjes profesionale të avokat Antonio Rigozzi dhe studiove ligjore, të prenotuara nga FSHF, përsëri asgjë nuk ndryshoi. Pavarësisht nga qëndrimi i njëjtë politik i Komisionit të Apelit, FSHF është e indinjuar për mosmarrjen parasysh e fakteve të vërtetuara të dhunimit të lojtarëve shqiptarë. Të pushtimit të fushës, nga tifozë dhe persona të inkriminuar, të thirrjeve raciste “vritini shqiptarët”, të hedhjes në fushë të sendeve të forta dhe fishekzjarreve dhe të shumë elementëve të pasigurisë.
Megjithatë, gjatë seancës së pyetjeve, kanë dalë shumë fakte të reja dhe deklarata kontradiktore, të zyrtarëve të ndeshjes, që deklaruan për këtë takim, të cilat akoma më shumë na bindin se në shkallët e mëtejshme, Shqipëria do të gjejë drejtësinë.
Federata Shqiptare e Futbollit, e pakënaqur me këtë vendim njofton opinionin, dhe median, se do të vazhdojë ta kërkojë drejtësinë, pranë Gjykatës të Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë, edhe më shumë e binduar se i takojnë tre pikët e fitores, së kësaj ndeshjeje. FSHF do të vazhdojë betejën e saj ligjore, e qartë në qëndrimin e saj, se vetëm kështu do të fitojë vetëm futbolli. Një lojë e pastër, pa dhunë dhe pa racizëm.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
45.5%
-
Jo
44.2%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 1805
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Edhe 100 Leo'! Shënoi për Kombëtaren, kujt ia dedikoi golin Asllani
14 Tetor, 20:11
-
Edi Rama: Pse e dua një mandat të katërt
14 Tetor, 19:58
-
'Hakmarrje' dhe autokritikë, Kombëtarja mposht 0-1 Gjeorgjinë në Tbilisi! Vendos supergoli i Asllanit
14 Tetor, 19:54
-
Trupat serbe pranë kufirit në Kosovë/ Ramabaja: KFOR në paaftësi totale! Kamberi: Përpjekje për ta mbajtur gjendjen të tensionuar
14 Tetor, 19:53
-
Ylli Pata: Nga rasti Brahimllari te kooptimet, pse opozita po promovon të pavotuarit
14 Tetor, 19:30
-
Kryepolici Proda takon ekspertët britanikë: Vijojmë bashkëpunimin për të rritur performancën tonë policore
14 Tetor, 19:28
-
‘Politikanë frikacakë’, Aktivistja Xheni Karaj replikon me Sokon e Lapajn: Pretendoni se po i the bashkisë që je LGBTI, ‘fap’ të jep kredi të butë për strehim
14 Tetor, 19:20
-
Integrimi/ Andi Hoxhaj për Report Tv: Reforma në drejtësi avantazh i Shqipërisë! Vendi ynë më stabël për në BE, s’ka probleme etnike
14 Tetor, 19:14
-
Konferenca e Rektorëve kundër pr.ligjit për kërkimin shkencor: Cenon autonominë e lirisë akademike! Duhet të rishikohet dhe ligji për arsimin e lartë
14 Tetor, 18:58
-
I dënuar 2 herë nga Britania, Dorian Puka replikon me gazetarin e ‘The Telegraph’: Jam nivel tjetër, s'më intereson çfarë shkruan për mua
14 Tetor, 18:35
-
Sulmi izraelit vret 18 njerëz në veri të Libanit, larg bastioneve të Hezbollahut
14 Tetor, 18:34
-
Jorida Tabaku: Të luftojmë që askush të mos ketë forcën për t’i kërcënuar mediat
14 Tetor, 18:26