TIRANE - Gjykata Administrative e Apelit ka shtyrë vendimin për "Velierën". Gjatë seancës që u zhvillua këtë të premte në Tiranë, trupa vendosi të shtyjë për në datën 24 shtator vendimin.
Fati i "Velierës" së Durrësit pritet të vendoset pas 10 ditësh. Pezullimi i punimeve në projektin "Veliera" është bërë që në muajin shkurt të vitit 2017. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 4 milionë dollarë.
Shoqëria Civile kërkon ndërprerjen e punimeve me pretendimin se preket zona historike e Durrësit, ndërsa nga ana tjetër Bashkia insiston për vijimin e punimeve për t'i dhënë qytetit bregdetar një fytyrë europiane duke mbrojtur edhe veprat historike dhe kulturore.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Valiera duhet te filloj sa me shpejt ndertimi, sipas projektit te ri ,ku ruhen zbulimet arkeologjike , per ti dhene Durresit nje pamje dinjitoze ,si qytet turistik nga me te medhenjt ne Shqiperi . Sot ai vend eshte nje germadh qe pengon qytetaret ne levizjen e tyre plus dhe ndotja
Përgjigju