Cecilia Malmstromm, komisare e Punëve të Brendshme e Bashkimit Evropian deklaroi një muaj më parë në Tiranë se vendet ballkanike doemos duhet menjëherë ta ndërpresin keqpërdorimin e procesit të liberalizimit të vizave në Zonën e Shengenit. “Sivjet është regjistruar rritje drastike e numrit të kërëkesave pabazë për azil të cilat i parashtruan shtetasit e vendeve ballkanike, 75 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe kjo shkakton shqetësim të madh sepse në shumë vende ka më shumë kërkesa për azil nga Ballkani Perëndimor se nga Afganistani dhe Siria, theksoi Malstrom. BE-ja do të fillojë hetim efikas për personat që mundësojnë imigracion illegal dhe do t’i nxjerrim para drejtësisë ata që lejojnë keqpërdorimin e regjimit pa viza dhe në këtë do të bashkëpunojmë ngusht me policinë e vendeve anëtare të BE-së dhe Europol, është qëndrimi i deklaratës së përbashkët të ministrave të Ballkanit Perëndimor.
“Vendimi për pezullimin e vizave në vendet e Balllkanit Perëndimor do jetë individual, jo në grup. Jo liberalizim vizash për shumë vende”, kështu deklaroi komisionerja për Çështjet e Brendshme në BE, Cecilja Malmstrom, e cila paralajmëroi se rritja e azilkërkuesve rrezikon rikthimin e vizave për vendet e këtij rajoni. “Ka problem me azilkërkuesit, pasi ka një rritje të madhe të nivelit të azilkërkuesve, 75 % më shumë këtë vit se në shtatorin e vitit të kaluar çka sjell shumë shqetësim se në disa vende të BE-së, ka më shumë azilkërkues nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndaj edhe këto vende duhet të kërkojnë shumë përgjegjësi. Kemi kërkuar një deklaratë të përbashkët për të ulur numrin e azilkërkuesve. Sa i përket pezullimit ende nuk ekziston, ajo po diskutohet, por do vendoset para fundit të vitit. Nuk i drejtohet vetëm vendeve të Ballkanit Perëndimor, por është një lloj amendim i kodit me vendet që kemi liberalizim vizash. Vendimi do jetë në bazë individuale, do ketë një propozim nga Komisoni Europian dhe do vendoset me shumicë të cilësuar nga Parlamenti dhe Komisioni Europian. Është bindja ime të mos vijojmë liberalizimin e vizave me shumë vende”,- deklaroi Malmstrom në një konferencë për shtyp, pas takimit të ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit me BE-në, që u zhvillua në Tiranë nëntorin e shkuar.
Duke iu referuar Shqipërisë, komisionerja Malmstrom tha se nuk mund të ketë asnjë diferencë, pasi problemi me rritjen e azilkërkuesve përfshin gjithë rajonin teksa theksoi se shkak i rritjes së kërkesave për azil janë kushtet e vështira ekonomike.
“Javën e kaluar zhvilluam një takim me të gjithë ministrat e Bashkimit Europian dhe diskutuam çështjen e liberalizimit të vizave dhe shumë ministra ishin të shqetësuar, përfshi edhe per Shqipërinë, pasi ka rritje siç e thashë me 75%. Shumë vende anëtare janë të shqetësuara, kemi pasur diskutime bilaterale, ka shumë shqetësim, por nuk do jetë nesër, por shumë shpejt në axhendë, nëse nuk ka një ndryshim të tendencës së azilkërkuesve. Nuk mund të veçojmë një vend pasi ka të bëjë me gjithë rajonin”,- tha Malmstrom.
Mekanizmi për pezullimin e regjimit pa viza për shtetet e Ballkanit do të hyjë në fuqi në fund të këtij ose vitit të ardhshëm, deklaronte Tanja Fajon, raportuese e PE-së për liberalizimin e vizave. Pasi Këshilli i KE-së shqyrtoi këtë çështje, Fajon vlerësoi se “shqetësim më të madh tani për tani krijojnë Serbia dhe Maqedonia”, ndërsa situata me BeH-në është “më pak shqetësuese”. Ajo kujtoi se ekspertët për vlerësimin e respektimit të regjimit pa viza çdo shtet do ta vlerësojnë individualisht.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com