Deputeti socialist, Erion Braçe i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos lejojnë dështimin e reformës në drejtësi.

Braçe shkruan në rrjetin social Facebook se nga ambasadori amerikan Donald Lu ka mësuar për dështimin e negociatave mes palëve. 

"Lulzim Basha e Oerd Bylykbashi, kanë dështuar dhe negociatat e fundit, të këtij mëngjesi herët. Tani nuk ka më asnjë kuptim. Njerëz është rradha juaj", shkruan Braçe.

Reagimi i Erion Braçes:
Tani çdo gjë është shumë e qartë; reforma në drejtësi në Shqipëri po kthehet nga një interes i madh kombëtar, në një interes shumë të madh europian e amerikan. Nga ambasadori amerikan mësova pak më parë se, Lulzim Basha e Oerd Bylykbashi,  kanë dështuar dhe negociatat e fundit, të këtij mëngjesi herët. Tani nuk ka më asnjë kuptim. Njerëz është radha juaj! Mos i lejoni deputetët tuaj tu ndëshkojnë përjetë! Ky sistem kriminal drejtësie, ju ka shërbyer vetëm atyre, vetëm familjarëve dhe klientëve të tyre!! Juve kurrë! Ju ka rrjepur deri ne lëkurën e fundit!! Ndaj të enjten është edhe dita juaj; Dita e revanshit tuaj edhe ndaj politikës që nuk shërben, por ndëshkon qytetarët e saj!!”, shkruan Braçe.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com