Apeli i dha vulën Sali Berishës, SHBA e prerë: Pozicioni ynë nuk ndryshon, s'angazhohemi me non grata! Kujdes si punoni me ta

TIRANË- Me  vulën që i dha “Apeli”, Sali Berisha doli fitimtar para demokratëve dhe simpatizantëve të tij, por jo në sytë e ndërkombëtarëve. SHBA që e shpalli “non grata” për korrupsion në 19 maj të 2021-shit mban të njëjtin qëndrim për ata që I fut në listën e zezë “zero bashkëpunim”.

Këtë kujdeset, ta thotë Ambasada e amerikane në Tiranë, në një reagim për Report tv dhe Shqiptarja.com madje me një mesazh të qartë edhe për bashkëpunëtorët e Sali Berishës.

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA", thuhet në reagimin për Report Tv. 

SHBA thotë se angazhohen për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë, sundimin e ligjit dhe luftën kundërkorrupsionit.

"Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në reagim.

Reagimi i ambasadës vjen pasi Gjykata e Apelit i kaloi vulën e Partisë Demokratike, Sali Berishës. Ish-kryeministri u shpall non grata në SHBA në maj të 2021 për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, ndërsa po për korrupsion ai u shpall non grata edhe nga Britania e Madhe më 22 korrik të vitit 2022.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 14/06/2024 13:31

    Ahh more Sali cte gjeti buze e pa qeshur..dridhe perdridhe prap monster politike ngelesh ,fat per shqiptaret qe kane Ameriken ne krah.

    Përgjigju
  • titi: 14/06/2024 12:42

    Do shohim kur te behet kryeminister a do ndryshoje apo jo?

    Përgjigju
    • Beni: 14/06/2024 17:08

      Mezi po pret e tito. Po vdes te zaptosh ndonje toke. Ai esh merrum o tit. Ka marre fund.

    • Po mër po: 14/06/2024 14:42

      Po do bëhet

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Putini takon sot udhëheqësin e Koresë së Veriut, zotohet se bashkë do tejkalojnë saksionet e Perëndimit

Putini takon sot udhëheqësin e Koresë së Veriut, zotohet se bashkë do tejkalojnë saksionet e Perëndimit