TIRANE - Italia, një prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian paralajmëron politikën shqiptare se nëse 3 ligjet që kërkojnë 3/5 e votave nuk miratohen deri në muajin dhjetor, atëherë Shqipëria rrezikon të humbasë dy vjet kohë deri në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave për zgjerimin e familjes europiane.
Gianfranco Fini, presidenti i senatit Italian gjatë vizitës së tij në Tiranë, pasi mori pjesë në aktivitetet zyrtare të organizuar në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit ka organizuar një pritje me gazetarët shqiptarë në rezidencën e ambasadës italiane në Tiranë.
I pyetur për votimin e ligjeve me 3/5 e votave në Kuvend Fini u shpreh se nëse këto ligjet nuk miratohen tani Shqipërisë do t’i duhen edhe dy vjet të tjera për të marrë statusin e vendit kandidat. Pasi nëse këto ligje nuk do votohen tani, do të duhet të votohen nga Parlamenti i ri që do dalë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe Bashkimi Europian do i marrë në shqyrtim në fillim të vitit 2014.
“E di shumë mirë që janë 3 ligje që duhen votuar. E di shumë për zgjedhjen e opozitës shqiptare dhe mendoj se ka arsyet e veta. Nuk do të isha një mik i shqiptarëve nëse do të gjykoja ka të drejtë opozita apo jo pasi nuk dua të ndërhyj në politikën e brendshme të një vendi. Por, ju keni të drejtë kur thoni se nëse nuk miratohen deri në muajin dhjetor, kur ne do të mblidhemi në takimin e Këshillit të Ministrave, atëherë Shqipëria rrezikon të humbasë edhe dy vjet kohë. Kjo sepse, ju vitin tjetër keni zgjedhje dhe i takon Parlamentit të ri të dalë nga këto zgjedhje që t’i miratojë këto ligje. Deri në mesin e vitit 2013 presim vendimin e Parlamentit të ri. Pas kësaj, BE në bazë të axhendës do të vendosë në vitin 2014 për statusin e kërkuar, pra mbetet edhe shumë kohë nëse nuk miratohen këto javë 3 ligjet”, u shpreh Fini.
Redakasia online
(aq/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com