Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë apelin e fundit për klasën politike shqiptare, 24 orë përpara votimit në Kuvend të draftit të reformës në drejtësi.
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland u bën thirrje palëve politike në Shqipëri të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen dhe të votojnë në 21 Korrik propozimin e mbështetur prej saj për Reformën në Drejtësi.
Nuland thotë se "Shqipërisë i duhet kjo reformë", ndërsa u bën thirrje patriotëve shqiptarë të mbështesin propozimin hibrid që ajo përkrahu gjatë vizitës së fundit në Tiranë.
"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe të bashkohen përreth propozimit hibrid", ka thënë Nuland në një intervistë për Tv Klan.
Sipas saj, nëse nuk munden, përgjegjësia do të jetë e deputetëve individualisht që të votojnë në favor të reformave që po kërkojnë 91 përqind e shqiptarëve.
E pyetur lidhur me mesazhin që ajo i jep popullit shqiptar para këtij votimi, ndihmës sekretarja thekson se Shtetet e Bashkuara dhe ajo personalisht kanë qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com