Apeli i ktheu masën e sigurisë/ Berisha kërcënon gjyqtaren Gjoka e Dumanin: Do ua nxjerr për hundësh! Krahason veten me Trump

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk heq dorë nga kërcënimet dhe gjuha intimiduese ndaj gjyqtares së GJKKO-së Irena Gjoka dhe kreut të SPAK Altin Dumani. Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ktheu masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ish-kryeministrin Sali Berisha zbulon bisedën me avokatin dhe sulmon sërish me gjuhë intimiduese Irena Gjokën, gjyqtaren e GJKKO dhe kreun e SPAK Altin Dumanin.

Kujtojmë se gjyqtarja Gjoka firmosi masat e para të sigurisë për Berishën atë të detyrimit me paraqitje dhe 'arrest shtëpie' konkretisht në tetor dhe dhjetor 2023, të cilat nga Berisha janë ankimuar në Strasburg.

" Mësova më vonë e më duhet të konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Se SKAP-istët të tmerruar nga krimi I tyre kanë kryer një krim tjetër që e keni të vështirë ta imagjinoni. Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë se Sali Berisha po sulmon SPAK e gjykatën, Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa, se po sulmon gjykatën dhe në këtë mënyrë tremben dëshmitarët, në një kohë që 130 dëshmitarët e pyetur kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë një gjë të vetme nga Sali Berisha. Çfarë do të tremben ata që nuk kanë thënë asnjë fjalë për Sali Berishën e dinë kriminelët e Skrap-it të partisë. Zbatuan urdhrin e Edi Ramës se janë tmerruar nga denoncimet e aferave të tyre e vjedhjeve që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti e të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju. Merret me mend si janë larë paratë me thasë. Kështu që këtë mësova. Më sqaroi avokati prapa se dje, kur takova gazetarët nuk e kisha të qartë çfarë kishin arsyetuar. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Irenën me 5 emra e SPAK për trojkën famëzezë të zhytur në krime elektorale. Do I denoncoj gjithnjë e më shumë. Gjykojnë që masat ti vendosim në mënyrë që të imponojmë censurën. Tipike mendësi e Edi Ramës. Edi Rama ka hall se unë po denoncoj vjedhjet e tij familjare e qeveritare, sidoqoftë cështja është në Strasburg dhe do ia paraqesin" tha Berisha. 

A do të paraqitet Berisha të hënën pranë SPAK?

E kam bërë të qartë po do të paraqitem. Gjersa është një proces që buron nga parlamenti. Parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta njëri me tjetrin. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra e Dumani me 4 banesa, e thonë po na I përmend Sali Berisha. Jo do  ua përmend por do ua nxjerr për hundësh ato. Se janë vjedhje 100 %

 A e pengon Sali Berishën e PD kjo masë detyrim me paraqitje?

A e pengon Donald Trump masa e paraqitjes së tij në 5 gjykata çdo javë, përkundrazi i shtoi vota dhe I afroi fitoren. Kjo do jetë dhe për Sali Berishën.


Lajmi kryesor:

Apeli i GJKKO i ktheu masën 'detyrim paraqitjeje', të hënën Berisha duhet të paraqitet në SPAK! Refuzon të firmosë marrjen në dijeni, SMS strukturave


S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lea: 04/01/2025 16:31

    Ky do burg. U keputen kto duke hetuar aferen partizani. Vrasjet ti hetojne ktij e t ja humbin celesat ne burg.

    Përgjigju
  • Buda: 04/01/2025 14:20

    Ky ka ikur nga trute e kokes, do t'i bashkohet ortskut te tij, kryekriminelit fhe kryehajdutit Ilir Floriri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Goditën dhe kundërshtuan punonjësin e Policisë, 2 të arrestuar

Tiranë/ Goditën dhe kundërshtuan punonjësin e Policisë, 2 të arrestuar