Apeli i përsëritur: E vetmja rrugë
drejt Gjermanisë punësimi ligjo

Apeli i përsëritur: E vetmja rrugë<br />drejt Gjermanisë punësimi ligjo
TIRANË - “Mos ju drejtoni ambasadës gjermane për azil politik por për punësim ligjor”. Është ky apeli i përsëritur i kryediplomatit gjerman në vendit tonë Hellmut Hoffman i cili edhe një herë ju drejtua shqiptarëve me thirrjen për të mos kërkuar azil. Hoffman tha se kushdo që kërkon të punësohet në Gjermani duhet më parë të marrë një zanat në Shqipëri. “Forcimi i arsimit profesional, - tha ambasadori Hoffman – do të çojë në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik në Shqipëri”.

Në të njëjtën linjë edhe kryeministri Edi Rama tha se vetëm përmes arsimit profesional do të hapet rruga e ligjshme për arritur në Gjermani apo në çdo vend të BE-së.

“Shanset për të gjetur punësim të rregullt në gjermani janë të pafundme, - tha Rama, - por ka një kusht, duhet të bësh një shkollë profesionale”, - theksoi ai.
“Problemi më i mprehtë është problemi i azilkërkuesve, një problem shumë kompleks. Ka një ndryshim thelbësor mes atyre që braktisin shtëpinë, tokën, ëndrrat dhe shpresat për shkak luftrash dhe konfliktesh vrastare dhe atyre që largohen nga Shqipëria për të pasur mundësinë e një jete më të mirë. Një pjesë e këtij ndryshimi të madh është edhe mundësia konkrete që kanë të gjithë të rejat dhe të rinjtë për të realizuar ëndrrën për të jetuar në Gjermani duke kaluar përmes rrugës së ligjshme e cila nuk është aq e shkurtër sa ajo e ikjes për azil, por sidoqoftë është e vetmja rrugë e sigurt, ndërkohë ajo e ikjes për azil është një rrugë e shkurtër që të nxjerr gjatë dhe në fund ka vetëm një mundësi: kthehesh po këtu”, - tha kreu i qeverisë. Fjala e plote e Kryeministrit Edi Rama

Rama tha se pavarësisht mundësive të shumta që ofron Gjermania për punësim të ligjshëm, janë shumë të paktë ata shqptarë që mund t’ia dalin, dhe për këtë shefi i mazhorancës ju referua problemeve me arsimin në të shkuarën.

“Universiteti ishte i bazuar tek pagesa dhe marrja e një diplome pa vlerë, ishte një sistem arsimor i bazuar i gjithi te një parim, si ata që qeverisnin të fitonin kohë dhe të mos përballeshin me problemin e madh të papunësisë së të rinjve dhe t’i hapnin atyre një autostradë pa korsi pa asnjë shenjë dalluese dhe u bëmë vendi me numrin më të madh të universiteteve në Evropë. Arsimi profesional u katandis në një tufë klasash ku elektricistit i jepej zanati duke i vizatuar poçin në dërrasën e zezë. Nuk kemi si të mos i kuptojmë të rejat dhe të rinjtë që nga provinca të rraskapitura në vite dhe të mbetura shumë mbrapa ndejnë një pamundësi për të pritur gjatë, apo për t’ia lënë një të ardhmeje të largët realizimin e ëndrrave të tyre dhe marrin rrugën për azil”, - tha kryeministri.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool