Apeli i Vlahutin: Të rinjtë tu bëjnë
presion deputetëve për reformën

Apeli i Vlahutin: Të rinjtë tu bëjnë<br />presion deputetëve për reformën
Bashkimi Europian u kërkon qytetarëve që të mos qëndrojnë të tërhequr përballë dyzimeve që po prodhon politika, por të ushtrojnë presion tek përfaqësuesit e tyre për miratimin e reformës në drejtësi.
 
Ambasadorja Romana Vlahutin, ka përcjellë thirrjen e kolegut të saj Donald Lu, që apeloi të rinjtë tu kërkojnë të deputetëve miratimin e reformës, duke dërguar apelin e saj tek i gjithë populli shqiptar.
 
"Jam duke pritur datën 21 korrik por kam një mesazh për qytetarët, ata duhet të sigurohen që zëri i tyre të dëgjohet, por më së shumti të dëgjohet atë ditë për të miratuar këtë reformë mjaft të rëndësishme për vendin", u shpreh Vlahutin.
 
Në të njëjtën linjë ishte dhe ambasadorja e Holandës në vendin tonë, Dewi Van De Weerd, e cila u kujtoi deputetëve se kush i ka çuar në sallën e Kuvendit.
 
"Reforma në drejtësi është prioriteti kryesor për integrimin europian. Qytetarët shqiptarë duhet të detyrojnë parlamentarët që të miratojnë këtë reformë. Më duhet të kujtoj që politikanët janë në dorën e qytetarëve, pasi janë ata të cilët i kanë çuar aty me votë", u shpreh Dewi Van De Weerd.
 
Këto deklarata u bënë gjatë një ceremonie me rastin e marrjes së Presidencës së BE nga Sllovakia.
 
Ambasadori sllovak, Milan Ciganik, shpalosi prioritetet kryesore të Presidencës, ku më e rëndësishmja duhet forcimi ekonomik i Europës dhe pavarësia energjetike.
 
"Presidenca jonë do të ketë disa prioritete. Fillimisht do të punojmë për të pasur një ekonomi europiane më të fortë. Gjithashtu do të përqendrohemi dhe tek investimet në energjetikë që Europa të fitojë pavarësi në këtë aspekt", tha ai.
 
Në aktivitet u vu theksi dhe tek rëndësia e integrimit të Ballkanit në BE.


Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'