Apeli, në 22 shkurt, shqyrton
masën e Ndrea Prendit

Apeli, në 22 shkurt, shqyrton<br />masën e Ndrea Prendit
TIRANE- Gjykata e Apelit ka caktuar datën 22 shkurt si ditën kur do të marrë në shqyrtim kërkesën e dytë të Prokurorisë për rivlerësim të masës së sigurisë për ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi. Kërkesa u shqyrtua me parë nga gjyqtari i shkallës së parë, Shkëlqim Mustafa, i cili refuzoi të merrte provat e reja të Prokurorisë për Prendin. Kjo kërkesë pritet të merret në shqyrtimin nga Gjykata e Apelit, e cila në 22 shkurt do të vendose nëse do të ndryshoje masën e sigurisë për ish-komandantin e Gardës i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie. Gjenerali Ndrea Prendi akuzohet direkt nga prokuria si autor i vrasjes me armë zjari të protestuesit Faik Myrtaj. Prokuroria shprehet se ka prova bindëse që vrasja është kryer nga ish-kreu i Gardës të Republikës. Por nga ana tjetër Ndrea Prendi pretendon se ai ska qëlluar në 21 janar dhe se pistoleta që ka dalë si arma që ka vrarë Myrtaj nuk është e tija. Mirëpo akuza shprehet se ka administruar mandatin e hyrjes dhe daljes së pistoletës tip "Bereta" nga depoja ushtarake, mandate ky që është firmosur nga Ndrea Prendi.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike