Në momentin më të mirë Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit godet Skënderbeun duke dënuar sulmuesin Peter Oladeji Olayinka me 4 muaj pezullim për shkak se ka firmosur njëkohësisht dy kontrata me Bylisin dhe Kukësin. Gjatë merkatos së verës Peter Oladeji Olayinka, teksa ishte në kontratë me ekipin e Bylisit firmosi edhe një tjetër kontratë me ekipin e Kukësit.

Në arsyetimin e tij Komisioni i Apelit e ka cilësuar si shkelje të rregullores për statutin firmosjen në prag të fillimit të sezonit të dy kontratave, teksa më pas lojtari firmosi edhe një kontratë me ekipin e Skënderbeut duke hapur një tjetër çështje, pasi presidenti i Kukësit, e cilësoi si ‘rrëmbim’ nga kampionët duke i denoncuar.

Në vendimin e marrë Komisioni i Apelit ka hedhur poshtë vendimin e mëparshëm të Komisionit të Disiplinës dhe atë të Dhomës së Zgjidhjes së Konfikteve duke vendosur dënimin e lojtarit deri në fund të edicionit.


d.b/shqiptarja.com