Pas apelit në Report TV Ina Balla, nena 36 vjecare që vuan nga kanceri i gjirit sot ka një zgjidhje. Analiza speciale që do të bejë pas kimioterapisë do të bëhet falas nga Spitali Onkologjik në QSUT. Shefja e Shërbimit të Onkologjikut,Dhurata Tarifa dhe mjekja që kujdeset për të, Flutura Proko u shprehën për Report TV se analiza do të kryhet javën tjetër dhe më pas do t'i jepet kura e radhës për të luftuar kancerin e gjirit, një sëmundje që vuan prej vitesh dhe per fat te keq, gruaja e re eshte ne nje faze te avancuar.
Ina Balla thotë se i ka ndjekur kurat, por për shkak të problemeve kryesisht ekonomike në të shumtën e rasteve këto kura nuk i ka bërë në kohën e duhur. Dhe kjo për një fakt shumë të rëndësishëm. Nuk kishte mundësi financiare.
"Më thanë tani që të bëj një analizë tjetër te privati që kushton 250 euro që për të parë situatën. S kam mundësi t'i bëj, të mbaj fëmijët apo t'i përgjigjem vetes me ilaçe. Terapinë e rradhës e kam me datën 13 ."-thote ajo mes lotësh. Nga QSUT sigurojne se Ina do t'i beje te gjitha kurat e analizat ne kete spital dhe jo me pagese tek privatet.
Përveç luftës me kancerin Ina Balla përballet çdo ditë më vështirësitë financjare. Me vetëm 3500 lekë asistencë në muaj ajo e ka të pamundur të rritë dy vajzat e saj. Por lufta me kancerin për të nuk është asgjë, përball imazhit të dy vajzave të përlotura, që çdo ditë u thyhet shpirti teksa shohin nënën të lëngojë në shtrat.
"Bëra të tretën normale ndërsa në të katërtën mu hapën probleme, më preku mëlçinë. Si përballoj dot se me 35 mijë lekë të vjetra asistencë jam. Vazhdova me këtë punën e terapisë me ndërprerje deri domethënë e kisha me 15 Dhjetor arrita deri me datën 22 Mars. Me 22 Mars unë bëra terapinë e katërt. Sot bëj tetë ditë që unë bëj terapinë e katërt. "- rrëfen gruaja.
Report TV u bën apel të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribojnë, e ta kontaktojne drejtpersedrejti për të ndihmuar jo vetëm atë, por edhe dy vajzat e saj ne kete numer kontakti dhe
llogarie bankare AL70206110040000100574353001 Tirana BankDhe numri i telefoni 0693575584Lini një kafe mënjanë për t'i dhuruar jetë një gruaje të sëmurë e për të shmangur fatkeqësinë e dy vajzave te mitura. Bamirësia nuk i kushton askujt.
Ina Balla me njërën nga vajzat e saj
Ina Balla![ina balla](http://www.shqiptarja.com/foto/221909.jpg)
Ina Balla me dy Vajzat e saj
Redaksia online
(shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.1%
-
Keq
40.4%
-
Nuk e di
16.5%
Vota total: 2462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Gusht, 07:14
-
Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari
10 Gusht, 23:01
-
Valiev fitoi medaljen e bronztë në Paris, Kryetarja e Kuvendit: Dhuratë e merituar për Shqipërinë
10 Gusht, 22:59
-
Paris 2024/ Maratona e meshkujve dhuron spektakël deri në fund, Tamirat Tola vendos rekord të ri Olimpik
10 Gusht, 22:55
-
Bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd pas protestave kundër minierës së litiumit
10 Gusht, 22:35
-
A fitoi Shqipëria medalje Olimpike me Ymer Pampurin në 1972-shin?
10 Gusht, 22:14
-
Argjentinë, ish-presidenti akuzohet se ka rrahur brutalisht gruan e vet
10 Gusht, 22:09
-
U hodh për t'u larë në lumin Bunë, plagoset mjeku kirurg i QSUT-së! Burime: Është në gjendje të stabilizuar
10 Gusht, 21:58
-
Maqedoni e Veriut/ Vatër e madhe zjarri prej 3 ditësh në Malin e Thatë, flakët afër parkut të Prespës, në Korçë! Po punojnë për shuarje edhe 3 helikopter
10 Gusht, 21:45
-
I dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike, Veliaj takon mundësin Chermen Valiev: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer
10 Gusht, 21:26
-
Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur
10 Gusht, 20:53
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen 3 makina
10 Gusht, 20:51