Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për pezullim nga detyra të Endira Bushatit. Vendimi për kryetaren e AMA-s, është marrë pas apelimit që Bushati i ka bërë vendimit që Gjykata e Tiranës dha në 20 qershor për pezullimin e saj nga detyra. Pezullimi i saj nga detyra erdhi me kërkesë të  Prokurisë, për shkak të mosreagimit që kreu i AMA-s ka pasur ndaj rasteve të denoncuara të piraterisë.