Ministria e Punëve të Brendshme i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar në vitin 2014 për mjet identifikimi, pasaportë, që ti tërheqin ato, pasi në të kundërtën në muajin maj kompania e prodhimit do të bëjë të mundur asgjësimin e tyre, ashtu siç e përmban dhe ligji.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kjo thirrje vlen jo vetëm për qytetarët shqiptar që jetojnë brenda vendit, por edhe ata që jetojnë jashtë tij, thirrjer që ka ardhur pas negociatave të Ministrisë me kompaninë për shtyrjen e afatit.
Ja njoftimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje edhe njëherë të gjithë shtetasve shqiptarë, brenda dhe jashtë territorit të vendit, që kanë aplikuar për pasaportë në vitin 2014, të tërheqin pasaportat në sportelet e shpërndarjes, sa më shpejt të jetë e mundur, përpara datës 30 prill 2016.
Pas kësaj date, nëse pasaportat nuk do të tërhiqen, atëherë sipas kontratës me firmën prodhuese “Aleat” shpk., kësaj të fundit i lind e drejta t’i asgjësojë këto dokumente, për shkak se ato konsiderohen automatikisht të pavlefshme.
Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e firmës zgjatjen e këtij afati deri në 30 prill 2016, në mënyrë që t’u krijojë mundësi shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar, të nisin procedurat për tërheqjen e dokumenteve pranë sporteleve të shpërndarjes, ose pranë përfaqësive diplomatike ku kanë aplikuar.
Ky apel u drejtohet kryesisht shtetasve shqiptarë në emigracion, duke sqaruar edhe njëherë se pas këtij afati, do të bëhet nxjerrja jashtë përdorimit/dëmtimi i dokumenteve të identitetit (letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike) të prodhuara në vitin 2014 dhe të pa tërhequra.
Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com