TIRANË - Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dhuroi pesë paketa të kontrollit poligraf Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), që ndryshe njihet si makina e së vërtetës. Me këtë pajisje, do të testohen aplikantët për në Byronë Kombëtare të Hetimit, ndërsa do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga SHBA.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi se "këtë javë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) hodhi një tjetër hap përpara drejt ngritjes së saj me dhurimin e pesë paketave të kontrollit poligraf nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme".
Testi i poligrafit bazohet në matjen e disa treguesve fizikë, si rrahjet e zemrës, djersitja, temperatura e trupit, tensioni, etj., gjatë kohës që i testuari i përgjigjet pyetjeve me një “po” ose me një “jo” të prerë
Ambasada sqaron se "pajisjet do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do të kryejnë testimet e aplikantëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të ndihmuar në ruajtjen e standarteve më të larta të integritetit".
"Dhurimi dhe certifikimi i poligrafëve është pjesë e një program dhjetë javor, financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP). Drejtori i Përgjithshëm dhe ekipi menaxhues i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SIAC) – organizata që do të punësojë shqyrtuesit e poligrafeve – iu bashkuar drejtuesit të programit ICITAP dhe drejtueses së INL në Shqipëri për ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve", - shprehet ambasada.
Se pari, ne Shqiperi mungon kuadri ligjor per perdorimin e pajisjeve te tille. Per rrjedhoje, rezultati eshte nul. Se dyti, poligrafi bazohet ne percaktimin nese ekziston dyshimi qe personi genjen ose jo ndaj pyetjeve te caktuara. Se treti, edhe nese kuadri ligjor eshte, problemi konsiston ne faktin qe nese personi aplikon per here te pare per nje vend pune apo eshte i punesuar. Nese per here te pare, nese nuk e kalon, skualifkohet. Nese eshte ne pune, ai duhet te hetohet, deri sa te provohet.
PërgjigjuNese gjeni ndonje shqiptar qe kalon testin e poligrafit, une do kaloj ylberin e do behem burre.
PërgjigjuMos i merr persiper gjithe shqipetaret se u bere burre me vertete ha te keqen
Futni saliun, Meten Lulin aty bashk me Monen, se ju dalin rrenat 100%.
Përgjigju