Tiranë- Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj kanë inspektuar ditën e sotme zyrat e aplikimit për pasaporta dhe karta ID në Njësinë 1 dhe 2. Këto janë zyrat e reja, të inaguruara disa kohë më parë nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Voda është shprehur, se tashmë këto zyra shmangin rradhët dhe shpejtojnë aplikimin për pasaporta dhe karta ID.
“Më vjen mirë sot teksa shoh që kemi një fluks qytetarësh, të cilën vijnë dhe aplikojnë kryesisht për karta identiteti. Mjafton t’iu them që kushtet, siç e shikoni edhe vetë janë shumë të mira, shërbimi është shumë cilësor dhe aplikimi për kartë nuk zgjat veçse 3 minuta. Pra edhe ofrimi i shërbimit është shumë i shpejtë”, tha zv.ministrja.
Ndërkaqë, Voda këshilloi qytetarët që të shfrytëzojë këto javë për rinovimin e kartave, para ardhjes së emigrantëve për pushime.
“Një thirrje unë do të kisha për të gjithë qytetarët e Tiranës, por jo vetëm, edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë: Ju lutem, ejani dhe aplikoni në zyrat e reja të hapura nga ALEAT në bashkëpunim me bashkitë në vendbanimet tuaja, pasi shërbimi është tepër cilësor! Ju do ta merrni atë në një kohë rekord. Keni punonjësin e Shërbimit të Gjendjes Civile pranë për çfarëdo lloj problematike, kartat e reja kanë elemente sigurie më shumë, ato nevojiten për të përfituar shërbimet si në institucionet publike, ashtu edhe në ato jopublike. Por mos të harrojmë që kemi edhe një proces zgjedhor përpara, pavarësisht shtyrjes së afatit me vendimin e Qeverisë.
Aplikimi për karta të reja sigurisht që është një vlerë e shtuar, por do të shmangë edhe përplasjen që do të kemi ndoshta edhe me fluksin e madh gjatë sezonit veror për shkak të emigrantëve që do të vijnë, studentëve që kthehen, por edhe aplikimit që do të fillojë për pasaportat biometrike”, bëri thirrje Voda.
Nqse nuk bëhen pasaporta dhe karta identiteti me dizajn te shkelqyer dhe materjal cilësor, nuk mar as pasaportë e as kartë ID.
Përgjigju