LUSHNJE-  Me dhjetëra qytetarë nga rrethi i Leshnjës të cilët dalin në komision për të përfituar kemp, kanë qenë në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ditën e sotme, në radhë për të bërë vizitën mjekësore. Kjo situatë përsëritet çdo 2 javë në këtë institucion, në ditët kur mblidhet komisioni për të bërë vizitat dhe vlerësimet.

Sipas qytetarëve që rrinë në radhë për orë të tëra, komisioni për vlerësim shëndetësor duhet të ngrihet më shpesh sepse janë të shumtë personat që paraqiten për të marrë vlerësimin mjekësor që të përfitojnë kemp. Ata kërkojnë gjithashtu që vizitat të ndahen me ditë sipas kategorive të të sëmurëve, pasi kushtet e papërshtatshme të pritjes jo në pak raste i kanë sëmurur edhe më shumë ata.

 
Situata të tilla me radhë të gjata pritjeje janë bërë të zakonta për njerëzit të cilët dalin në komision për të përfituar kemp, ndërsa dihet që të gjithë janë të sëmurë dhe kërkojnë kushte edhe më të mira pritjeje se qytetarët e shëndetshëm.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)